PSD kërkon çlirimin e drejtësisë nga ndikimi i politikës

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot tryezën me temë “Vettingu – hapi drejt forcimit të gjyqësorit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” – raporton Periskopi. Në një njoftim për media thuhet se në këtë tryezë u tha se sistemi i drejtësisë duhet të çlirohet nga ndikimi i politikës. “Procesi i Vettingut është i domosdoshëm […]
Në një njoftim për media thuhet se në këtë tryezë u tha se sistemi i drejtësisë duhet të çlirohet nga ndikimi i politikës.
“Procesi i Vettingut është i domosdoshëm si instrument për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit në çdo nivel. Kjo ishte tema e cila u shtjellua sot në tryezën “Vettingu – hapi drejt forcimit të gjyqësorit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, organizuar nga Partia Socialdemokrate. Ky është njëri nga hapat e parë për ta bërë pjesë të debatit Vettingun, e tashmë në Kuvend është iniciuar edhe kërkesa për debat parlamentar”, thuhet tutje në njoftim.
Gjatë tryezës, deputetja Shqipe Pantina dhe përfaqësues të shoqërisë civile diskutuan mbi rëndësinë e këtij procesi, por edhe vështirësitë potenciale gjatë zhvillimit të tij.
Kurse si i ftuar i veçantë, Kryetari i Komisionit për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Shqipëri – Ulsi Manja, foli mbi përvojën gjatë këtij procesi në Shqipëri, duke veçuar rëndësinë vitale që ka vullneti politik për këtë proces./PERISKOPI
https://www.facebook.com/Socialdemokratet/posts/2242351786025618?__xts__[0]=68.ARCMMwYpDIzcjv_jKr0HLk4ug8ZQGEO15EU6ScOV8pHGSNalRfyh5kasQYPhPez9DGqI6LEpY-Hu3_8jDdVGM4dVJCU6700KI__qMJwjUp7H8McE4qPe8Y00E0_FJ7DoeMvF5J0cl0XiwDwiQXYU8krFBWMN–aPCK4UuDka2vbaoHs8KYrAJkCdZtXJaXt8FhgGZZqOC6azpcpvjgYHIjSGack0DaVTXfkGSFRxAaH1kH7NYJcCbhPUTPyOV8o5cSfzrfgF0UHBSERD2zAscwj999sfmjOPRJtvl4bg8AwRtkJpLxdEmBVLwb6VaxR4_s6ROn4P58LD4tluUDhttMGgBsxC&__tn__=-R












