Protestohet për “Grupin e Kumanovës” – kërkohet lirimi i të burgosurve

Para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, sot kanë protestuar familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës. Me anë të kësaj proteste këta qytetarë kërkojnë lirimin e të burgosurve nga konflikti i armatosur që ka ndodhur katër vjet më parë në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Protesta të njëjta janë […]
Para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, sot kanë protestuar familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës.
Me anë të kësaj proteste këta qytetarë kërkojnë lirimin e të burgosurve nga konflikti i armatosur që ka ndodhur katër vjet më parë në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.
Protesta të njëjta janë mbajtur edhe në Lipjan e Ferizaj, po ashtu edhe në Shkup pritet të mbahet një protestë e tillë.
Gjatë këtij konflikti kanë humbur jetën tetë policë maqedonas si dhe 10 pjesëtarë nga grupi i armatosur.
Vendimi i Gjykatës Penale të Shkupit, u ka shqiptuar burgim të përjetshëm shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës ndërsa të tjerëve gjithsej 746 vjet burgim.












