Prindi hyn në klasë e rrah nxënësin, thotë se ia ka ngucur djalin

Prindi hyn në klasë e rrah nxënësin, thotë se ia ka ngucur djalin

I dyshuari është futur në klasë dhe në prezencë të arsimtares ka rrahur 13 vjeçarin. Policia e ka arrestuar. Mësimi po zhvillohet normalisht. Por një ditë më herët nxënëseve të kësaj klase detyrat u mbetën në gjysmë. Të hënën në këtë klasë të shkollës fillore “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë në vend të mësimit u […]

Mësimi po zhvillohet normalisht.

Por një ditë më herët nxënëseve të kësaj klase detyrat u mbetën në gjysmë.

Të hënën në këtë klasë të shkollës fillore “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë në vend të mësimit u ushtrua dhunë.

Brenda klasës hyri një prind dhe rrahu një nxënës të klasës së shtatë me arsyetimin se ia ka ngacmuar të birin.

Krejt këtë ngjarje e kishte përjetuar shumë rëndë në radhë të parë nxënësi që ishte rrahur, por edhe shokët e tij që e kanë parë këtë skenë.

Mësuesja që nuk deshti të flas para kamerës së T7 thotë se e kishte të pamundur ta ndalte sulmin.

“Është hap dera edhe e ka shti kokën fillimisht se kisha pa kurrë. Njëherë tha a është shtata një? I thashë po ai djali vet i doli babës përpara tani dul edhe nana vet në skenë. E dita që diçka nuk është në rregull”.

Më pas mësuesja thotë se nxënësi ishte rrahur para gjithë nxënësve.

“Ka shku te rreshti i tretë edhe e ka zanë djalin edhe në mënyrën më të ligë të mundshme. Unë kam punu edhe para lufte që jemi kanë të rrezikuam nëpër shtëpitë shkolla kurrë një skenë të tillë nuk e kam pa edhe dmth e ka rrah në mënyrë më brutale djalin. S’muj me përshkrua sa keq ku i kam pa fëmijët tu u dridh tu quajt në atë far skene”.

Sipas mësues si pasojë e sulmit nxënësi kishte nevojë edhe për trajtim mjekësor.

“Nxënësit i thashë me shku te mjeku po thojke jo jo, arsimtare mirë jam edhe nxënësve ju kam thënë shpejt drejtorin edhe disa herë i kam thënë mos ma dëmto nxënësin”.

I shqetësuar me dhunën e ushtuar brenda shkollës që e udhëheq, drejtor i shkollës fillore “Daut Bogujevci”, Sabri Gjigolli i kishte njoftuar organet e rendit pasi sipas tij personi në fjalë është i njohur si prind problematik.

“E kam sjellë në zyre, është qetësuar dhe ja kam bërë me dije që ka bërë diçka të palejueshme. Ky veprim më ka obliguar që ta njoftoj stacionin e policisë dhe ja kam shpalosur rastin në mënyrë të hollsishme .Ky person edhe më herët ka bërë zhurmë, por nuk info që ka bërë tentime që të ushtroj dhunë,  e kam takuar disa herë është një rast që uroj të jetë i fundit”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërgua në mbajtje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?