Prindërit prishtinas kundër garave të diturisë: Fëmijët tanë meritojnë më shumë respekt

Prindërit prishtinas kundër garave të diturisë: Fëmijët tanë meritojnë më shumë respekt

Garën e Diturisë e cila është planifikuar të mbahet nesër nëpër shkollat e Kosovës, po kundërshtohet nga Këshilli i prindërve të Prishtinës. Kjo garë që realizohet në kuadër të Programit Nacional për Rininë konsiderohet të jetë “ngarkesë e paarsyeshme, me efekte negative për fëmijët dhe stres i tepërt që nuk justifikon mjetin e as qëllimin”. […]

Garën e Diturisë e cila është planifikuar të mbahet nesër nëpër shkollat e Kosovës, po kundërshtohet nga Këshilli i prindërve të Prishtinës.

Kjo garë që realizohet në kuadër të Programit Nacional për Rininë konsiderohet të jetë “ngarkesë e paarsyeshme, me efekte negative për fëmijët dhe stres i tepërt që nuk justifikon mjetin e as qëllimin”.
Kështu shprehen përmes një postimi, Këshilli i prindërve të Prishtinës, shkruan Periskopi.

“Të tilla testime, gjykojmë, se duhet të jenë shumë më mirë të organizuara (në kohë dhe përmbajtje), të mos jenë burim i frustrimit të filloristëve e as mos të bëhen barrë që duhet kryer sa për formalitet ose arsyetim të ndonjë organi a institucioni, që vepron paralelisht dhe ndaras MASHT-it”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ky Këshill.

“Fëmijët tanë meritojnë më shumë respekt, kujdes dhe kushte mësimore dhe jo teste e gara ad-hoc, të paplan e padobi”, shkruajnë tutje ata.

Në një sqarim shtesë ata kanë thënë se kanë pranuar shumë ankesa nga prindërit për mbajtjen e kësaj gare, prandaj kanë thënë se duhet të kenë parasysh se gara nuk është e obligueshme.

“Këshilli i Prindërve i Prishtinës ka pranuar kërkesa dhe ankesa të shumta të prindërve që janë kundër Garës së Diturisë (në formë të testimit), e planifikuar të zhvillohet më 11 maj 2019. Ndjehemi të obliguar të bëjmë një sqarim për të gjithë prindërit, i cili sqarim qartësisht ka munguar nga organizatori (Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport) por edhe nga drejtuesit e shkollave dhe mësimdhënësit (me aq sa kemi informacion)”, thuhet në sqarimin e Këshillit të prindërve të Prishtinës.

Ndërkohë sot gjatë ditës Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti bashkë me zv/ministrin në MASHT, Azem Guri kanë vizituar selinë e SBASHK- ut dhe kanë bashkëbiseduar me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe anëtarët e kryesisë lidhur me garën e diturisë e cila pritet të mbahet.
Përmes një komunikate për medie, SBASHK-u i ka dhënë përkrahje këtij aktiviteti.

“Në garën e nesërme të diturisë mësimdhënësit do të jenë me nxënësit e tyre për të monitoruar garën e diturisë. Ata edhe do të vlerësojnë testet e nxënësve të tyre për të parë se cilët janë më të mirët për momentin në nivel klase e për të vazhduar pastaj këtë garë në nivel komune dhe edhe në nivel vendi. SBASHK-u apelon te mësimdhënësit , që si gjithmonë edhe tani , të dëshmohen se janë të përkushtuar për të dhënë kontributin e tyre në shërbim të nxënësve dhe arritjeve edhe më të larta arsimore në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë thuhet se edhe pse është ditë pushimi, mësimdhënësit e Kosovës dëshmojnë se ishin dhe janë të gatshëm për angazhime shtesë me qëllim që nxënësit të marrin njohuri të duhura dhe ato t’i dëshmojnë përmes garave të diturisë dhe në të ardhmen edhe garave në kulturë e sport. /PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?