Prezenca e Kadri Veselit në Bienale ku u prezantuan krimet serbe, alarmon Beogradin

Prezenca e Kadri Veselit në Bienale ku u prezantuan krimet serbe, alarmon Beogradin

Prezenca e Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, në Bienalen e Venecias në Itali, ku artisti kosovar Alban Muja prezantoi ekspozitën e tij “Album Familjar” nëpërmjet të cilit u prezantuan dëshmi të krimeve që Serbia I ka kryer në Kosovë gjatë luftës, ka alarmuar Beogradin zyrtar. Mediat në Serbi e kanë cilësuar këtë prezantim të Kosovës […]

Prezenca e Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, në Bienalen e Venecias në Itali, ku artisti kosovar Alban Muja prezantoi ekspozitën e tij “Album Familjar” nëpërmjet të cilit u prezantuan dëshmi të krimeve që Serbia I ka kryer në Kosovë gjatë luftës, ka alarmuar Beogradin zyrtar.

Mediat në Serbi e kanë cilësuar këtë prezantim të Kosovës në Bienale si “provokacija” duke thënë se Kosova po përpiqet t’I prezantojë krimet dhe viktimat e saj edhe nëpër ekspozita artistike.

“Kosova e ka vendosë që në pavijonin e saj në Bienale të bëjë propagandë politike  përmes videove që flasim për viktimat e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 ku flitet për krimet ndaj popullit shqiptarë”, shkruan ndër të tjera gazeta “Kurir”.

Ndërsa gazeta tjetër “Vecernje Novosti” ka shkruar se “përmes tre video projektorave të mëdhenj, Kosova po bënë prezantimin e krimeve të pretenduara ndaj fëmijëve, ndërsa ky prezantim po bëhet nga intervistat e gazetarëve të huaj që I kanë bërë raportimet gjatë luftës.

Ndryshe, të enjten në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias ka qenë I pranishëm edhe Kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e ka pëgëzuar artistin Alban Muja I cili ka vendosur që të prezantohet aty me një rrëfim të veçantë për krimet që Serbia I ka kryer në Kosovë gjatë luftës.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se edhe 20 vjet pas luftës, mijëra shqiptarë janë të zhdukur ndërsa kriminelët serbë shetisin të lirë.

Ai ka thënë se krahas hapave për formimin e Tribunalit Ndërkombëtarë për gjykimin e kriminelëve serbë, Kosova do të paraqesë rrëfimet e saj të luftës në mbarë botën edhe nëpërmjet artit e kukturës, për çka e ka falënderuar Ministrinë e Kulturës dhe artistët për kontributin e dhënë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?