Pretendenti kryesor për kryeministër të Britanisë do të paraqitet në gjyq për gënjeshtra

Boris Johnson do të thirret në gjyq për t’u përballur me akuzat për sjellje të keqe derisa ushtronte detyrën publike për disa komente të bëra për referendumin e BE-së, ka vendosur nj gjykatës. Ky vendim vjen pas thirrjeve të shumta për të nisur një persekutim privat të Johnsonit, që aktualisht është kandidati kryesor për të […]
Boris Johnson do të thirret në gjyq për t’u përballur me akuzat për sjellje të keqe derisa ushtronte detyrën publike për disa komente të bëra për referendumin e BE-së, ka vendosur nj gjykatës.
Ky vendim vjen pas thirrjeve të shumta për të nisur një persekutim privat të Johnsonit, që aktualisht është kandidati kryesor për të fituar garën për lidershipin e Partisë Konservatore, e që do të mund ta bënte në një të ardhme të afërt edhe kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar, përcjell Periskopi nga The Guardian.
Johnsoni gënjeu dhe u përfshi në një veprimtari kriminale kur vazhdimisht deklaroi gjatë referendumit të 2016-s që çoi në fitoren e Brexit se Mbretëria e Bashkuar po i dërgonte 350 mijë Funte në Bruksel.
Ekipi ligjor i mbledhur nga Marcus Ball, një biznesmen 29 vjeçar që e ka akuzuar ish sekretarin e jashtëm i ka mbledhur mbi 200 mijë Funte për të financuar persekutimin do ta paraqes rastin para gjykatësit. /Periskopi












