Policia tregon për gjendjen e motoçiklistit që u godit sot nga vetura në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të sotëm në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ku u ndesh makina me një motoçikletë. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Periskopin, duke thënë se lëndime trupore ka marrë motoçiklisti. ‘’Rreth orës 10:00 , në rrugen Fushe Kosove -Prishtine, ka ndodhur një aksident rrugor në mes […]
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Periskopin, duke thënë se lëndime trupore ka marrë motoçiklisti.
‘’Rreth orës 10:00 , në rrugen Fushe Kosove -Prishtine, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një motoçiklete dhe një automjeti. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti”, tha Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut’’./PERISKOPI/












