Policia: Përveç në veri, aksioni u zhvillua edhe në Drenicë

Përmes një komunikate për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar zyrtarë policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë gjatë operacionit policor i cili ka nisur mëngjesin e së martës. Ky aksion po shtrihet në rajone të ndryshme ndërsa ka hasur në barrikada dhe rezistencë të armatosur në […]
Ky aksion po shtrihet në rajone të ndryshme ndërsa ka hasur në barrikada dhe rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, shkruan Periskopi.
“Policia e Kosovës, IPK-ja përveç hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, ka hasur edhe në disa bllokada të rrugëve, të cilat kanë penguar qarkullimin e mjeteve zyrtare, me ç’rast është detyruar të përdoren mjetet e nevojshme për lirimin e rrugëve me qëllim të vazhdimit të operacionit policor” thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.
Edhe disa qytetarë janë arrestuar pasi kanë penguar veprimet policore.
“Institucionet relevante iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të ndryshme, pasi ky operacion policor ka për qëllim luftën kundër krimit dhe është në interes të të gjithë qytetarëve dhe vendit. Operacioni policor është ende në vazhdim e sipër” thuhet në Komunikatë. /Periskopi












