Policia në aksion në Rahovec, konfiskon 67 kilogramë drogë e arreston një person

Mbi 67 kilogramë drogë janë konfiskuar në një aksion të Policisë së Kosovës të zhvilluar pasditen e sotme në Rahovec. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Periskopin ka bërë të ditur se nga ky aksion është arrestuar një person. “Sot, me datë 07.05.2019, rreth ores 14:00, njësiti i antidrogës në Gjakovë i cili […]
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Periskopin ka bërë të ditur se nga ky aksion është arrestuar një person.
“Sot, me datë 07.05.2019, rreth ores 14:00, njësiti i antidrogës në Gjakovë i cili njësit është në kuadër të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë në Policinë e Kosovës, ka siguruar informacione relevante se një person i dyshuar në Rahovec mbanë në posedim në pronën e tij sasi të substancave të dyshuara narkotike. Pas vlerësimit të situatës, janë aktivizuar njësitet kompetente policore në rajonin e Gjakovës dhe në konsultim edhe me organet e drejtësisë është realizuar një kontrollë/bastisje në objektet e që dyshohej se ishin në shfrytëzim nga personi i dyshuar”, ka bërë të ditur Hoxha për Periskopin.
Ai ka dhënë më shumë detaje lidhur me aksionin dhe konfiskimin e drogës.
“Nga realizimi i këtij operacioni kontrolli ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e tri (3) çantave/paketimeve najloni, ngjyrë të zezë të mbushura me substancë në formë bari ngjyrë e gjelbër e dyshuar si substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe pesha e tyre ka rezultuar të jetë 67 kilogram. Njësitet kompetente policore, përfshirë edhe ato të krimteknikës kanë kryer procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes per sigurimin e dëshmive materiale dhe nje person është arrestuar nga policia”, ka thënë Hoxha për Periskopin.
Tutje, ai bëri të ditur se me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari ndalohet për 48 orë për vazhdimin e procedurave tjera ligjore.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe po punon me përkushtim dhe intensitet në luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në përgjithësi të cilat në çfarëdo forme cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë dhe kryesit e këtyre veprave penale te dalin para organeve të drejtësisë”, ka shtuar ai../PERISKOPI












