Plastika është futur edhe brenda trupave tanë – Shqetësim mbi lëndën që po pushton botën

Plastika është futur edhe brenda trupave tanë – Shqetësim mbi lëndën që po pushton botën

Askujt s’i kishte shkuar mendja që të mendonte për një gjë të tillë më parë. Kur dy shkencëtarë austriak zbuluan vitin e kaluar që është e mundshme që shumica e njerëzve të kenë plastikë brenda trupit të tyre, kjo nuk nënkuptonte që kishin zbuluar një metodë të re e të komplikuar shkencore. Kjo nënkuptonte që […]

Askujt s’i kishte shkuar mendja që të mendonte për një gjë të tillë më parë.

Kur dy shkencëtarë austriak zbuluan vitin e kaluar që është e mundshme që shumica e njerëzve të kenë plastikë brenda trupit të tyre, kjo nuk nënkuptonte që kishin zbuluar një metodë të re e të komplikuar shkencore. Kjo nënkuptonte që ata ishin të parët që ishin marrë me këtë gjë.

Trajtesa e tyre ishte e thjeshtë. I pyetën tetë njerëz, kryesisht në Evropë, por po ashtu në Japoni e Rusi, që të mbanin një ditar të ushqimeve përgjatë një jave. Më pas, ekzaminuan mbetjet e ushqimeve, duke kërkuar plastikën.

Gjetën plastikë në secilin prej tyre: Mesatarisht, 20 copë të vogla në çdo 10 gramë të mbetjeve; duke marrë parasysh që njerëzit dhjesin nga 400 deri në 500 gramë për një ditë, kjo nënkuptonte që subjektet e tyre do të kishin diku 800 deri në 100 copa të së ashtuquajturës mikroplastikë ditore.

Shkencëtarët, Philipp Schwabl, hulumtues në Universitetin Mjekësor të Vjenës, dhe Bettina Liebmann e Agjencisë së Ambientit të Austrisë, ishin të parët që e pranuan se gjetjet e tyre ishin e pakta preliminare. Rezultatet e tyre nuk thoshin se prej nga vinte plastika, se çka saktësisht përmbante, dhe sa e afektonte shëndetin tonë.

Në historinë e shkurtër të saj, plastika ka kaluar nga një lëndë e mrekullueshme në një lëndë që shkakton shqetësim global. I gjithë ai bërllok në Paqësorin e Madh; debrisi i gjetur te peshqit, breshkat dhe peshkaqenët; copërat mikroskopike brenda nesh – pastika, dukej se ishte gjithkund.

Dhe duket që është tepër e zorshme që të bëhet diçka në lidhje me të. Plastika është e lehtë për t’u prodhuar, e përdorshme gati gjithkund dhe tepër e durueshme e kohëgjatë në shërbimin e saj.

Shkenca nuk është ende e qartë për pasojat që shkakton plastika në trupat tanë, por brengat po rriten dita-ditës.

Prodhimi i parë masiv i plastikës u shpik më 1907, nga shkencëtari belg Leo Baekeland.

Bumi i Plastikës filloi pas Luftës së II Botërore, kur prodhimi global shkoi në 1,5 milionë ton për çdo vit më 1950 në 100 milionë ton më 1989. Në 2017-n, prodhimi ka arritur në 250 milionë.

“Produkt pas produkti, treg pas tregu, plastika sfidoi materialet tradicionale dhe arriti të fitonte,” shkruan autorja Susan Freinkel në një libër. Mundësitë e plastikës janë të pafundme: në format të ndryshme ka zëvendësuar çelikun te veturat, drunjtë te orenditë, letrat dhe xhamin te paketat dhe pambukun te rrobat.

Nuk u desh kohë e gjatë që lënda në fjalë të dilte edhe në ambient.

Megjithëse shumica e plastikës derivohet nga nafta – një lëndë organike – procesi manufakturues prish njësitë individuale kimike të gjetura në naftë, duke i ndihmuar ato që të formojnë lidhje ekstremisht të forta karboni si asnjë gjë tjetër e prodhuar në natyrë. Shkaku i unikalitetit, organizmat që dekompozojnë lëndën organike nuk e dinë se si ta dekompozojnë plastikën.

Kjo, e kombinuar me faktin që shumica e njësive plastike përdoren veç një herë dhe më pas hidhen tej, nënkupton që shumica e plastikës që është prodhuar është në natyrë diku.

Nga 6 miliardë tonët e plastikës të prodhuar nga 1950-a, veç 9 për qind janë ricikluar, dhe 12 për qind është djegur.

Thompsoni, hulumtuesi që e përdori së pari termin ‘mikroplastikë’ në vitin 2004, tha që është koha që përpjekje më të forta shkencore të bëhen për të sfiduar rrezikun që shkaktohet nga kjo gjë. /Periskopi nga Politico

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?