Petrol Company e bën me shtëpi të re familjen Bajrami

Kompania e derivateve ” Petrol Company” sot ia ka dorëzuar çelësat e shtëpisë familjes Bajrami, e cila për 11 vjet ka jetuar në gjendje të rëndë dhe pa kulm mbi kokë. Përveç shtëpisë, kjo kompani sot ka siguruar edhe një vend pune për kryefamiljarin e kësaj familje 10 anëtarësh. Kjo shtëpi u realizua në kuadër […]
Kompania e derivateve ” Petrol Company” sot ia ka dorëzuar çelësat e shtëpisë familjes Bajrami, e cila për 11 vjet ka jetuar në gjendje të rëndë dhe pa kulm mbi kokë.
Përveç shtëpisë, kjo kompani sot ka siguruar edhe një vend pune për kryefamiljarin e kësaj familje 10 anëtarësh.
Kjo shtëpi u realizua në kuadër të nga kampanja humanitare “Nga një cent për çdo litër, gëzojmë 8-të familje”.
Shkelzen Jusaj, drejtori i “Petrol Company”, tha se janë klientët e kësaj kompanie që kanë mundësuar ndërtimin e kësaj shtëpie për familjen Bajrami.
Jusaj me këtë rast i dha lajmin e gëzueshëm për punësim të kryefamiljarit teksa tha se kjo kampanjë do të vazhdojë me qëllim që edhe shtatë familje tjera të bëhen me shtëpi.
Ai ka inkurajuar edhe kompanitë tjera të derivateve që ta ndjekin shembullin e Petrol Company.
Ndërsa kryetari i komunës së Fushë- Kosovës, Burim Berisha tha se në pamundësi që komuna të bëjë zgjidhje kanë rekomanduar familjen Bajrami që t’u ndërtohet shtëpia. Ai premtoi se shumë shpejt do të rregullohet edhe rruga që ndodhet afër shtëpisë.
I lumtur që më në fund ka një shtëpi për fëmijët e tij u shpreh kryefamiljari, Besim Bajrami i cili e ka falënderuar kompaninë që u kanë ndërtuar shtëpinë dhe nga sot e kanë bërë pjesë të saj edhe duke e punësuar.












