Përfundon aksioni i Policisë në ‘Kodrën e Trimave’

Tashmë ka përfunduar aksioni i policisë në lagjen ‘Kodra e Trimave’. Këtë e ka bërë të ditur për Periskopin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani i ka thënë Periskopit se pas pak do të dalin me njoftim se për çfarë është ndërmarrë aksioni i sotëm dhe cili ka qenë rezultati i tij. Ndërkohë, […]
Këtë e ka bërë të ditur për Periskopin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani i ka thënë Periskopit se pas pak do të dalin me njoftim se për çfarë është ndërmarrë aksioni i sotëm dhe cili ka qenë rezultati i tij.
Ndërkohë, në media po raportohet se aksioni është ndërmarrë kundër narkotikëve.
Periskopi disa orë më parë raportoi për aksionin e Policisë së Kosovës në lagjen ‘Kodra e Trimave’.
Burime të Periskopit nga vendi i ngjarjes bën të ditur se Policia ka rrethuar një pjesë të madhe të asaj lagjeje.
Sipas të njëjtave burime, në aksion morën pjesë rreth 70 zyrtarë policor.
U raportua edhe për të arrestuar në këtë aksion.
Se Policia ka ndërmarr një aksion në atë lagje, e konfirmoi edhe Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor, për detaje ju njoftojmë ndërkohe pas përfundimit të operacionit”, ka thënë Kelani për Periskopin./PERISKOPI












