Për katër muaj importohen mbi 300 mijë kilogramë hurma për Ramazan në Kosovë

Për katër muaj importohen mbi 300 mijë kilogramë hurma për Ramazan në Kosovë

Gjatë 30 ditëve të muajit të ramazanit, pothuajse asnjë familje myslimane nuk ulet në sofër për të bërë iftar pa pasur edhe hurma. Ky është ushqimi i parë që hahet për të përfunduar agjërimin tradicionalisht. E ky frutë nuk mungon as në tryezat e kosovarëve. Madje, vetëm që ta kenë nëpër sofrat e tyre gjatë […]

E ky frutë nuk mungon as në tryezat e kosovarëve. Madje, vetëm që ta kenë nëpër sofrat e tyre gjatë iftarit, ata shpenzojnë me miliona euro për çdo vit.

Vetëm në katër muaj e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë rreth 300 mijë kilogramë hurma për të cilave janë shpenzuar më shumë se 400 mijë euro.

Gjithë kjo sipas statistikave për importin e ëmbëlsirave në përgjithësi të siguruara nga Dogana e Kosovës.

Sipas të dhënave të Doganës, kosovarët kanë shpenzuar rreth 2 milionë e 500 mijë euro vetëm për të blerë hurma në tri vitet e fundit.

Por, përveç për hurma, me mijëra euro janë shpenzuar edhe për importin e çokollatës së bardhë, karameleve e ëmbëlsirave të tjera.

Për importin e gjithë këtyre produkteve vetëm këtë vit janë shpenzuar rreth 3 milionë euro. Ndërkohë, shuma e parave të cilat janë derdhur vetëm për të blerë këto produkte në tri vitet e fundit shkon në rreth 30 milionë euro.

E pavarësisht se disa prej këtyre produkteve prodhohen edhe në vendin tonë, kosovarët duket se i kanë më shumë në qejf ato që vijnë nga shtetet e tjera.

Vendet prej të cilave importohen më së shumti këto produkte janë Turqia, Maqedonia, Austria, Gjermania, Italia dhe Kroacia, shkruan Express. Por, jo vetëm.

Të tjera shtete prej të cilave kosovarët zgjedhin që t’i blejnë ëmbëlsirat janë edhe Irani , Arabia Saudite, Polonia, Rumania, Tunezia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti.

Ndryshe, hurma është një pemë e viseve të ngrohta. Pema që prodhon këtë frutë të sheqerosur vjen nga Japonia dhe Kina. Në mjekësinë tradicionale kineze, hurmat janë përdorur për të trajtuar probleme të tilla siç ishin astma, infeksionet e mushkërive, hemorroidet, diarre dhe shumë të tjerë.

Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore te hurmës janë vetitë e saj antikancerore në përmbajtje të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A.

Ky frut mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekur, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?