Për 3 vjet nga buxheti i Kosovës u ndanë rreth 140 mijë euro për Rezidencën Rugova

Rreth 60 mijë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës, për Rezidencën e familjes Rugova. Me këtë shifër të ndarë, ka shkuar në rreth 140 mijë euro shuma e ndarë deri tani për këtë rezidencë në tre vjetët e fundit. Kryeministri ka folur për marrëdhëniet Kosovë-SHBA të cilat, sipas tij, asnjëherë nuk kanë qenë më […]
Në 140 mijë euro ka shkuar shuma që Qeveria e Kosovës ka ndarë brenda 3 vjetëve për Rezidencën e familjes së Ibrahim Rugovës.
Afër 58 mijë euro u ndanë këtë të martë në mbledhjen e Qeverisë, e paratë nga buxheti publik u tha se ndahen për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në Rezidencën Presidenciale “Ibrahim Rugova”.
Pas mbledhjes, kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për takimin që pati me Gjeneralin e Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr.
Takimi i tij ishte anuluar muaj më parë, si protestë e SHBA-së për vendosjen e taksës për mallrat serbe.
Por, Haradinaj ka mendim tjetër për marrëdhëniet Kosovë – Serbi.
Këtu, kryeministri pati mesazh edhe për ata të cilët po vazhdojnë ta proklamojnë idenë e ndryshimit të kufijve.
Haradinaj ka folur edhe për takimin me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të cilët është thënë se kanë qenë shumë të ashpër ndaj liderëve kosovarë, veçanërisht për taksën.
Qeveria, gjithashtu, ka miratuar Koncept-dokumentin që do të rregullojë aplikimin për vende pune, për personat që kanë diploma të lëshuara nga institucionet paralele serbe në Kosovë.












