Pëllumbi e shpëton gjermanin nga gjoba prej 105 eurosh

Një vozitës që u fotografua nga radari i shpejtësisë në Gjermani ka shpëtuar nga gjoba prej 105 eurosh pasi një pëllumb i bardhë ia mbuloi rastësisht fytyrën nga pamja e radarit në momentin e fotografimit. Vozitësi ishte kapur nga kamerat e shpejtësisë, por identiteti i tij nuk u zbulua për shkak të krahëve të pëllumbit, […]

Vozitësi ishte kapur nga kamerat e shpejtësisë, por identiteti i tij nuk u zbulua për shkak të krahëve të pëllumbit, të cilët në fotografi ndodhen mbi fytyrën e shoferit.

Në deklaratën e policisë thuhet se ndoshta Shpirti i Shenjtë, ka ndërhyrë në këtë rast. “E kemi kuptuar këtë shenjë dhe e kemi lënë të qetë vozitësin kësaj radhe. Shpresojmë që edhe vozitësi ta kuptojë këtë shenjë nga lart dhe të vozisë sipas rregullave në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.

Policia njoftoi se ky vozitës ishte duke e drejtuar makinën e tij me shpejtësi prej 54 kilometrash në orë në zonën ku shpejtësia maksimale e lejuar është 30 kilometra në orë.

Pasi policia mundi ta identifikonte vetëm veturën, por jo edhe vozitësin, ndoshta ai ka shpëtuar nga gjoba prej 105 eurosh.

Sidoqoftë, policia e Viersenit tha me humor se edhe pëllumbi do të duhej të dënohet për shkak se ka fluturuar me shpejtësi të madhe në këtë zonë ku shpejtësia është dukshëm e kufizuar, shkruan “BBC”.

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik