Pas Zarife Hasanajt, edhe një ushtarak shqiptar humb jetën në Letoni

Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhacka ka dhënë një lajm tjetër të dhimbshëm sonte. Ajo tregon se komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO’s, Klodian Tanushi ka humbur jetën në Letoni, raporton Periskopi. Xhacka ka shprehur ngushëllime për familjarët. ‘’Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin […]
Xhacka ka shprehur ngushëllime për familjarët.
‘’Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë’’.
Para disa ditësh, si pasojë e shpërthimit të minës kishte humbur jetën në Letoni edhe ushtarja shqiptare Zarife Miuharrem Hasanaj./PERISKOPI/












