Pacolli – ndërkombëtarëve: Duhet t’i kuptoni lojërat e Beogradit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se është lajm i mirë lirimi i Marjan Gjokajt nga shteti i Serbisë dhe ka treguar se Ministria e Jashtme është angazhuar fuqishëm përmes kanaleve diplomatike dhe Misionit Special në Beograd, për të siguruar lirimin e tij. “Një lajm i mirë lirimi i z. Marjan Gjoka […]
“Një lajm i mirë lirimi i z. Marjan Gjoka nga Serbia. Ministria e Jashtme është angazhuar fuqishëm që nga fillimi intensivisht përmes kanaleve diplomatike dhe Misionit Special në Beograd për të siguruar lirimin e tij. Përsëri Serbia nuk heziton të tregoj se ka një axhendë politike pas arrestimeve të qytetarëve të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të kuptojë lojërat e Beogradit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.












