Pacolli dhe Daçiq do të jenë në një takim të përbashkët në Sllovaki

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq do të marrë pjesë në takimin vjetor të diplomatëve të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet sot në Bratislavë në kuadër të Presidencës sllovake të Grupit të Vishegradit. Takimi do të përqëndrohet në reformat dhe proceset integruese në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu […]
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq do të marrë pjesë në takimin vjetor të diplomatëve të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet sot në Bratislavë në kuadër të Presidencës sllovake të Grupit të Vishegradit.
Takimi do të përqëndrohet në reformat dhe proceset integruese në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu do të ketë një mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet e pjesëmarrësve në një të ardhme të përbashkët evropiane në një kontekst të ri gjeopolitik, sipas një deklarate nga ministria e Jashtme serbe, transmeton Klan Kosova.
Në takim do të marrë pjesë edhe kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli.
Në këto takime siç bën të ditur ministria e jashtme e Kosovës pritet që diskutimet mes ministrave të përqendrohen në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, të ardhmes së Evropës, si dhe në sfidat e sigurisë, veçanërisht ato të sektorit të energjisë, transmeton Klan Kosova.












