Nuk i keni ditur më parë, ja disa fakte interesante për binjakët

Nuk i keni ditur më parë, ja disa fakte interesante për binjakët

Fëmijët janë kuptimi i jetës për çdo prind. Të shpeshta janë rastet kur nënat sjellin në jetë binjakë, për të cilët do t’iu tregojmë disa fakte interesante. 1.Disa binjakë të ngjitur mund të ndiejnë atë që bën tjetri Shkencëtarët kanë ngritur hipotezën se kjo lidhje mund të rezultojë në aftësinë për të shijuar dhe për […]

Fëmijët janë kuptimi i jetës për çdo prind. Të shpeshta janë rastet kur nënat sjellin në jetë binjakë, për të cilët do t’iu tregojmë disa fakte interesante.

1.Disa binjakë të ngjitur mund të ndiejnë atë që bën tjetri

Shkencëtarët kanë ngritur hipotezën se kjo lidhje mund të rezultojë në aftësinë për të shijuar dhe për të ndier atë që ndien binjaku tjetër, por edhe për të kuptuar mendimet e njëri-tjetrit.

2.Binjakët identikë nuk kanë gjurmë identike gishtash

Kur binjakët formohen, ata kanë të njëjtat gjurmë gishtash, por gjatë 6 javëve të para deri në javën e 13-të të shtatzënisë, kur fillojnë të lëvizin në barkun e nënës, ata prekin qesen amniotike dhe në pëllëmbët e tyre formohen vija unike.

3.Imazhi i pasqyruar i binjakëve identikë ka tipare josimetrike

Rreth 25 % e binjakëve identikë zhvillohen duke parë njëri-tjetrin, që do të thotë se bëhen reflektim i njëri-tjetrit.

Ata mund të përdorin dorën e djathtë dhe të majtë, të kenë të njëjtat shenja lindjeje në pjesë të kundërta të trupit ose të kenë kaçurrela që përdridhen në anë të kundërta.

Kjo ndodh kur binjakët ndahen nga një vezë e fekonduar më tepër se një javë pas konceptimit.

4.Binjakët identikë nuk kanë gjithmonë të njëjtat gjene

Edhe pse ata vijnë nga një vezë e fekonduar që përmban të njëjtin set gjenetik, ka mundësi që binjakët të kenë dallime serioze në përbërjen e tyre gjenetike.

5.Binjakët ndërveprojnë me njëri-tjetrin në uterus

Kërkuesit kanë studiuar video 3D të binjakëve në uterusin e nënës. 14 javë pas krijimit, binjakët kërkonin për njëri-tjetrin. Brenda 18 javëve ata preknin njëri tjetrin, më shpesh sesa preknin trupat e tyre. Ata bënin gjeste të ndryshme dhe ishin të kujdesshëm ndaj zonës delikate të syve.

6. 45% e binjakëve kanë gjuhën e tyre

Kjo quhet gjuhë autonome. Kërkuesit besojnë se foshnjat binjake e përdorin njëri-tjetrin si model për zhvillimin e gjuhës, kur mungon ndonjë i rritur si model. Kjo gjuhë përbëhet nga fjalë të përmbysura dhe shprehje onomatopeike. Ajo formohet kur foshnjat po mësojnë sesi të flasin gjuhën e vërtetë bashkë me njëri tjetrin. Gjuha e tyre zhduket para fëmijërisë, pasi fëmija e ka mësuar gjuhën normë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar