Novosti: Policia e Kosovës ka bërë një gabim të tmerrshëm dje gjatë aksionit në veri

Gjate aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku u arrestuan 19 persona, ekspertët shqiptarë thonë se është bërë një gabim i tmerrshëm, shkruajnë mediat serbe. Vecernje Novosti shkruan se gjatë aksionin, një nga anëtarët e njësitit të veçantë, ka humbur dokumente konfidenciale ku ishte në detaje plani operacional për këtë aksion dhe ku përfshiheshin […]
Gjate aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku u arrestuan 19 persona, ekspertët shqiptarë thonë se është bërë një gabim i tmerrshëm, shkruajnë mediat serbe.
Vecernje Novosti shkruan se gjatë aksionin, një nga anëtarët e njësitit të veçantë, ka humbur dokumente konfidenciale ku ishte në detaje plani operacional për këtë aksion dhe ku përfshiheshin emrat dhe mbiemrat e oficerëve policorë bashkë me numrat e telefonit.
Sipas mediave serbe, këto dokumente konfidenciale janë gjetur nga qytetarët në veri dhe kishte plot të dhëna ku përfshiheshin edhe fotografia dhe të dhëna të tjera personale ‘të serbëve që ishin cak i policisë’.












