Njohësi i sigurisë për aksionin në Veri: Nuk do të ketë implikime tjera nga ky aksion

Në veri të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion të gjerë, prej ku kanë mbetur dhjetëra persona të arrestuar dhe katër policë të lëndurar – shkruan Periskopi. Njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami në një prononcim për Periskopin ka thënë se nga ky aksion në aspektin e sigurisë nuk do […]
Njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami në një prononcim për Periskopin ka thënë se nga ky aksion në aspektin e sigurisë nuk do të ketë implikime tjera.
“Mendoj se në aspektin e sigurisë nuk do të ketë implikime të mëtutjeshme, përshkak se për ruajtjen e sigurisë tokësore dhe ajrore të territorit të Kosovës është i autorizuar KFOR’i dhe kësisoj Policia e Kosovës po e kryen punën e vetë në përputhshmëri të plotë më ligjin”, tha Islami.
Sipas tij, Serbia po tenton para BE’së ta paraqes veriun si pjesë të ‘okopuar’ e që në fakt është territor i Kosovës.
“Kinse aksioni i tillë është ndërmarrë t’i frikësoj serbët në veri është tendencë e Serbisë që ta paraqet para BE’së veriun si pjesë të ‘okupuar’ e që është territor i Kosovës dhe kinse atje po mirren masa për t’i frikësuar qytetarët”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, ai tha se ky aksion u dashtë të ndërmirret më herët sepse në veri funksionon ligji i xhunglës.
“Operacioni policorë është aksion i cili u dashtë të ndërmirret më parë, kur dihet se krimi i organizuar në Kosovë po lulëzon, pavarësisht tendencave të institucioneve të sigurisë, dihet që në Veri të Kosovës atje funksionon ligji i xhunglës, ata e kanë ba vet ligjin dhe atje nuk ka funksionu as ligji i Kosovës as i Serbisë. Me vet faktin që në veri arrestohen njerëz të strukturave paralele serbe me uniforma të Kosovës tregon se atje është dashtë kaherë të mirret aksion policorë, mendoj se aksioni i Policisë së Kosovës është aksion i drejtë dhe duhet të vazhdoj më tutje dhe nuk ka asgjë të keqe”, tha Islami për Periskopin.












