Nis protesta e opozitës (Foto)

Ka nis grumbullimi i protestuesve përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Protestës pritet t’i bashkohet edhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Rreth 1700 forca policie janë vendosur në terren për të garantuar sigurinë. Përpara godinës së Kryeministrisë ka nisur grumbullimi i protestuesve të opozitës. Sot pritet të zhvillohet protesta e gjashtë kombëtare. Siç i shihni në […]
Rreth 1700 forca policie janë vendosur në terren për të garantuar sigurinë.
Përpara godinës së Kryeministrisë ka nisur grumbullimi i protestuesve të opozitës. Sot pritet të zhvillohet protesta e gjashtë kombëtare.
Siç i shihni në këto foto, protestuesit mbajnë pankarta si “Rama ik” apo “S’ka zgjedhje pa opozitën”, vuvuzela apo daulle.
Dhjetëra mijëra persona janë nisur nga rrethet për t’u grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.















