Nënshkruhen marrëveshjet që ua mundësojnë fermerëve të kenë çmime më të lira të derivateve të naftës

Ka filluar implementimi i marrveshjeve të Kompanisë Shell nëpër komunat e Republikës së Kosovës. këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori i Shitjes në Kompaninë “Shell Kosova”, ku dhe kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Komunave dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë bujqit dhe […]
këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori i Shitjes në Kompaninë “Shell Kosova”, ku dhe kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Komunave dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë bujqit dhe fermerët e komunave të Kosovës, për aktivitetet e tyre bujqësore, çka tregon përkushtimin që bujqit të ndihmohen në forma të ndryshme.
Të gjithë Bujqit dhe Fermerët mund të furnizohen në mbi 60 pika të Shell-it në tërë Kosovën,
Zyrtarët e kompanisë Shell kanë thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa çmimi i tregut.












