Na quajti ‘njerëz që sa kanë zbritë prej malit’: Kush është kryeministrja lezbike e Serbisë me origjinë kroate?

Na quajti ‘njerëz që sa kanë zbritë prej malit’: Kush është kryeministrja lezbike e Serbisë me origjinë kroate?

Një deklaratë e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq na rikujtoi racizmin e viteve ’90 që derdhej pa kursim ndaj shqiptarëve të Kosovës nga liderët serbë. Bërnabiq deklaroi që “Serbia është racionale ndërsa shqiptarët e Kosovës bukfalisht veç sa kanë zbritur nga mali; për ta s’ka lidhje se a do të ketë luftë apo jo, dhe kjo […]

Një deklaratë e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq na rikujtoi racizmin e viteve ’90 që derdhej pa kursim ndaj shqiptarëve të Kosovës nga liderët serbë.

Bërnabiq deklaroi që “Serbia është racionale ndërsa shqiptarët e Kosovës bukfalisht veç sa kanë zbritur nga mali; për ta s’ka lidhje se a do të ketë luftë apo jo, dhe kjo më frikëson.”

Këto deklarata u komentuan nga analisti politik, Agon Maliqi, i cili i habitur tha se kryeministrja serbe ishte treguar plotësisht raciste ndër sy të zyrtarëve të BE-së.

“E njëjta mendësi naziste/kolonialiste dhe dehumanizuese që shkaktoi gjenocid nëpër vendet e ish-Jugosllavisë. Kësaj here në një paketim progresiv.” – tha ai.

Por, kush është Ana Bërnabiq, kryeministrja e parë e hapur lezbike në historinë e politikës serbe?

Ajo është katërdhjetë e tre vjeçare, e lindur në Beograd me origjinë kroate. Paraprakisht ajo kishte qenë ministre e Administratës Publike dhe e Vetëqeverisjes Lokale në Serbi.

Në vitin 2018, Bërnabiq u rangua si gruaja e 91 më e fuqishme në botë nga revista Forbes, shkruan Periskopi.

Ajo kishte bërë shumë bujë kur në një intervistë në vitin 2018 për Deutsche Welle, e kishte mohuar se Serbia kishte kryer gjenocid ndaj boshniakëve në Srebrenicë.

Në muajin shkurt, ajo u bë nënë pasi gruaja e saj e lindi një djalë të cilën e quajtën Igor. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?