Mustafa me deputetë dakordohet që ta rrëzojnë Haradinajn sa më shpejt

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka zhvilluar një takim me grupin parlamentar, ku temë diskutimi ka qenë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj. Deputeti i LDK’së, Arben Gashi ka konfirmuar për Periskopin se kanë folur për hapat e mëtutjeshëm rreth kësaj çështjeje. ‘Po është diskutuar për mocionin ndaj Qeverisë’, ka thënë Gashi. Ndërsa më […]
‘Po është diskutuar për mocionin ndaj Qeverisë’, ka thënë Gashi.
Ndërsa më vonë, në një kumtesë për media, LDK ka dhënë më shumë detaje nga takimi.
‘’Në takim u bisedua dhe u dakordua për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. U vlerësua se është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale’’.
‘’Kryetari Mustafa dhe deputetët e LDK-së vlerësuan se korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme’’.
Tutje nga LDK thuhet se në ditët në vazhdim do të dakordohen rreth kësaj çështjeje.
‘’Në ditët në vijim LDK dhe grupi parlamentar do të zhvillojnë takimet e nevojshme me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren’’.
Kujtojmë që rrëzimin e Qeverisë Haradinaj po e mbështet Lëvizje Veteëvendosje dhe Partia SocialDemokrate.
Lista Serbe, me votat e së cilës ishe krijuar kjo Qeveri janë shprehur po ashtu të gatshëm ta heqin nga fronti Haradinajn, por numrat e tyre nuk po i pranon opozita./PERISKOPI/












