Musliu u kërkon falje familjarëve turq të dëbuar nga Kosova, thotë se komisioni ka dështuar

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, e cila është anëtare e Komisionit hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ka thënë se u kërkon falje familjarëve të dëbuarve nga Kosova – shkruan Periskopi. “U kërkojë falje familjarëve të dëbuarve nga Kosova sepse është bërë shumë politikë dhe është hedhur shumë mjegull për procedurat […]
“U kërkojë falje familjarëve të dëbuarve nga Kosova sepse është bërë shumë politikë dhe është hedhur shumë mjegull për procedurat e depërtimit të familjarëve të tyre”.
Në mbledhjen e sotme ku ka qenë i ftuar Shpend Maxhuni, deputetja e PDK’së ka thënë se nënkryetari i Komisionit, Driton Selmanaj gjatë gjithë kohës ka dhënë epilogun e fundit dhe ka paragjykuar edhe rrjedhën e intervistës.
Musliu thotë se Selmanaj vazhdimisht ka refuzuar të ballafaqohet me të në ndonjë debat televiziv për t’i ballafaquar argumentet.
“Vlerësoj se ky komision është duke punuar jashtëligjshëm. Ne direkt jemi duke ndërhyrë në drejtësi sepse një draft raport që ka qenë i përpiluar nga një eksperti i huaj që ka përcjellë punën tonë i është dërguar prokurorit”, tha ajo në Dossier D, në RTVD.
Deputetja e PDK-së ka thënë se Komisioni hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova ka dështuar.












