Mueller thyen heshtjen për të kundërshtuar Trumpin: Presidenti nuk është i pafajshëm për krimet

Robert Mueller, prokurori special, të mërkurën rindezi kërkesat e kongresmenëve për akuzimin e Trumpit duke e thyer heshtjen dy vjeçare për të mohuar se presidenti amerikan ishte i pafajshëm për krimet që i ngarkohen. Ngjarjet morën kthesë të papritur dhe dramatike përmes fjalëve të Muellerit, raporti i të cilit për interferencën ruse në fushatën e […]
Robert Mueller, prokurori special, të mërkurën rindezi kërkesat e kongresmenëve për akuzimin e Trumpit duke e thyer heshtjen dy vjeçare për të mohuar se presidenti amerikan ishte i pafajshëm për krimet që i ngarkohen.
Ngjarjet morën kthesë të papritur dhe dramatike përmes fjalëve të Muellerit, raporti i të cilit për interferencën ruse në fushatën e Trumpit për zgjedhjet presidenciale ishte publikuar muajin e kaluar, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
“Nëse do të kishin besimin se presidenti nuk kreu krim, do ta kishim thënë një gjë të tillë,” tha Muelleri nga podiumi në departamentin e drejtësisë në fjalimin e parë që nga fillimi i investigimit. “Ne megjithatë nuk e kemi përcaktuar nëse presidenti kreu krim.” – shtoi ai.
Muelleri shpjegoi se vendimi i tij ishte i bazuar në politikat e vjetra të departamentit të drejtësisë, dhe jo në mungesën e provave.
“Një president nuk mund të akuzohet për një krim federal dersa është në detyrë,” tha ai. “Kjo është jokushtetuese.” – tha z.Mueller.
Deklaratat e djeshme të prokurorit binin në kundërshti me pretendimet e Trumpit se raporti i Muellerit e shfajësonte totalisht atë./Periskopi












