Mozzik: Zoti na ka dhanë fytin e talentin, tentuat me na njollosë edhe pse e keni ditë që vështirë kemi mbërri këtu

Bashkëshorti i Loredanës, Mozzik, në konferencën për media ka thënë se nuk është në rregull që atyre u është njollosur aq shumë emri, lidhur me rastin e fundit ku Loredana u akuzua për mashtrim – raporton Periskopi. Mozzik ka thënë se Loredanën e ka grua, dhe se me të e ka një fëmijë, andaj gjithmonë […]
Mozzik ka thënë se Loredanën e ka grua, dhe se me të e ka një fëmijë, andaj gjithmonë do të jetë pranë saj, varësisht se çka ndodh.
Ai tutje ka thënë se gazetarët do të ishte më mirë sikur të raportonin për spotin që do ta xhirojë Loredana, e jo këto akuza për mashtrim.
Tutje, ai u ka uruar agjërim të lehtë të muajit Ramazan, dhe ka shtuar se zoti asnjëherë nuk i humb njerëzit e drejtë.
“Mozziku ju përshëndet. Nuk jam person që jam fyer edhe pse shumica prej juve, s’është që na keni fye, po jeni mundu me na njollos moralin që e kemi krijuar. E keni dit se e kemi krijuar punë e sukses. Sa i përket temave, Loredanën e kam grua, kam fëmijë me të, çka do që të ndodh jam burri i saj, e përkrahu. Ju kisha lut, ma mirë është me qit lajm që Loredana po qet klip se me u merr me këtë çështje. Shpërthyet aq shumë pa e dit çka ka ndodh. Sot e keni Loredanën këtu. Ju uroj agjërim të lehtë, Zoti nuk i hup njerëzit e drejtë kurrë. Zoti na ka dhanë fytin e talentin. Kena hjek me mbrri këtu. E din ai nalt edhe ju këtu. Prej sot e tutje, besoj që keni marrë ma shumë vesh për anën ligjore të kësaj pune”, shtoi Mozzik./PERISKOPI












