Momenti kur Thaçi e injoron Dodikun, shtrëngon duart me Vuçiqin në Tiranë

Në Samitin e Brdo Brijuni, ku po marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, në Tiranë, kanë shtrënguar duart presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, nga atje, raportohet se Thaçi e injoroi Milorad Dodikun. Tashmë i kanë shtrënguar duart Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. […]
Tashmë i kanë shtrënguar duart Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Krejt kjo ndodhi në prani të shefes së BE’së, Federica Mogherini.
Por, t7 raporton se Hashim Thaçi e ka injoruar totalisht Milorad Dodikun, i cili është kundërshtari më i madh i pavarësisë së Kosovës.
Për ardhjen e tij, Presidenti Hashim Thaçi dje ka thënë se Dodik nuk është dashur të ftohet, dhe se presidenca e Shqipërisë duhet të sqarojë se pse e ka ftuar një person të cilit ia ka mbyllur dyert krejt bota.
Thaçi dhe Vuçiq i shtrënguan duar pasi Vuçiq përmendi taksën e Kosovës që ia ka vënë Serbisë ndaj mallrave të saj, duke e quajtur si kundër civilizuese.













