Mogherini: Më mirë të bëhet biznes e jo luftë, Kosova ta heq taksën ndaj Serbisë

Nëse ndihma e BE-së nuk përdoret në një mënyrë të mençur sot, nëse e humbim këtë rast, e shoh rrezikun e forcave të errëta të së kaluarës të konfrontimit dhe të humbasim rastin e integrimit. Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, teksa ka komentuar ngjarjet e djeshme në veri të vendit. […]

Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, teksa ka komentuar ngjarjet e djeshme në veri të vendit.

Mogherini tha se ajo që ndodhi dje tregon për nevojën që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

“Ajo që ndodhi dje na tregon se Prishtina dhe Beogradi duhet të kthehen në tavolinën e dialogut dhe të pasojnë me marrëveshje obliguese. Ajo që ndodhi dje është përkujtues se të gjithë ne jemi për marrëveshje obliguese pasi i tërë rajoni përfiton. Është e vërtetë, fola për bashkëpunimin në rajon. E dimë dhe pajtohemi që tendencat e kaluarës për konfrontim, ose për retorika që nuk janë bashkëpunuese mund të dalin në çdo moment. Dhe, për këtë arsye them se jemi në një udhëkryq”, tha Mogherini.

Ajo ka ripërseritur edhe njëherë thirrjen për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

“Si donatorë e dimë se është më mirë të bëhet biznes dhe jo luftë. Kosova dhe Serbia duhet të përkushtohen për një marrëveshje dhe nëse jemi tek kushtet, do të përsërisja që duhet të hiqet taksa 100 përqind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës”, tha ajo.

Ajo u shpreh e bindur se një marrëveshje me Kosovën dhe Serbinë mund të ndodhë, teksa tha se për këtë është e gatshme që menjëherë të thërras një takim të dy palëve për dialog

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?