Miratohet rezoluta për rritjen e pagës minimale

Rezoluta e Partisë Socialdemokrate për rritjen e pagës minimale ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. 62 deputetë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe një abstenim. Kujtojmë se PSD-ja këtë kërkesë ka nisur më herët edhe përmes një peticioni online, me të vetmen kërkesë për rritje të pagës minimale. PSD-ja vazhdimisht ka kërkuar që paga minimale […]
Rezoluta e Partisë Socialdemokrate për rritjen e pagës minimale ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.
62 deputetë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe një abstenim.
Kujtojmë se PSD-ja këtë kërkesë ka nisur më herët edhe përmes një peticioni online, me të vetmen kërkesë për rritje të pagës minimale.
PSD-ja vazhdimisht ka kërkuar që paga minimale që është 170 euro të rritet në 250 euro.
Për kalimin e kësaj rezolute ka shkruar edhe Fisnik Ismaili duke thënë se kështu shtyhen gjërat.
“Eeeedheeeee kaloi rezoluta jonë për pagën minimale. Qeshtu shtyhen gjanat”, ka shkruar ai.












