Miratohet draft-rezoluta për dënimin e gjenocidit serb

Miratohet draft-rezoluta për dënimin e gjenocidit serb

Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, ka miratuar draft-rezolutën për dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë të shkaktuara nga Serbia. Në mbledhjen e komisionit, deputeti Sami Kurteshi foli edhe për takimin e thirrur të hënën nga kryetari i […]

Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, ka miratuar draft-rezolutën për dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë të shkaktuara nga Serbia.

Në mbledhjen e komisionit, deputeti Sami Kurteshi foli edhe për takimin e thirrur të hënën nga kryetari i Kuvendit për mundësinë e krijimit të një Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë, për të cilin tha se ishte hap i shpejtë.

“Seanca dje ishte hap i shpejtë. Rezoluta është degraduar me veprimin e djeshëm”, tha ai.

Ndërsa Bilall Sherifi tha se çështja e tribunalit dhe rezolutës mund të shkojnë paralel.

“Ajo dje nuk ka qenë seancë, por takim i thirrur nga kryetari i Kuvendit. Nisma e kryetarit duhet të jetë ndaras, ne duhet të vazhdojmë me rezolutën ta miratojmë atë në Kuvend. Kur ne brenda t’i gjykojmë krimet e Serbisë në Kosovë, ndoshta hapet veshi i ndërkombëtarëve. Kërkesën e kryetarit të Kuvendit mos ta shohim që përplaset me ketë, por t’i shohim si dy iniciativa që mund të shkojnë paralelisht, tha ai.

Sipas deputetit, Mërgim Lushtaku në projekt-rezolutë duhet të përfshihet edhe zhdukja biologjike.

“Këtu duhet të përfshihet edhe zhdukja biologjike, sepse ka pasur tendencë për zhdukje biologjike. Ne duam të dënojmë një akt makabër të shtetit serb. Nëse kemi të bëjmë mundësi të bëjmë një tribunal kjo është e mirëseardhur. Pajtohem me gjithë këtë dokument”, tha ai.

Ndërsa Aida Dërguti propozoi që rezolutës t’i shtohet lista me masakra.

“Të pjesa e masakrave mund të shtohet fusnotë që rezolutës i bashkëngjitet si shtojcë lista me të gjitha masakrat. Pretendimi ynë është me bazë”, tha ajo.

Deputeti Armend Zemaj tha se fokusi duhet të jetë të nxjerrja e rezolutës.

“Mendoj që kemi arritur të finalizimi i rëndësishëm i kësaj rezolute, duke e ruajt mandatin ad-hoc. Fokusi duhet të jetë të nxjerrja e rezolutës që i dënon krimet. Faktohet që së paku institucionet tona, Kuvendi konstaton që një shtet agresor ka kryer gjenocid në Kosovë”, tha ai

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?