Ministria e Punëve të Brendshme sqarohet për furnizimin me certifikata

Ministria e Punëve të Brendshme sqarohet për furnizimin me certifikata

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për medie ka njoftuar qytetarët se tenderi për furnizim me certifikata të gjendjes civile është në fazën e vlerësimit dhe se aktualisht shërbimet e gjendjes civile janë duke u kryer përmes dokumenteve të shtypura në letër të bardhë, por që përmbajnë nënshkrimin e zyrtarit të autorizuar dhe […]

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për medie ka njoftuar qytetarët se tenderi për furnizim me certifikata të gjendjes civile është në fazën e vlerësimit dhe se aktualisht shërbimet e gjendjes civile janë duke u kryer përmes dokumenteve të shtypura në letër të bardhë, por që përmbajnë nënshkrimin e zyrtarit të autorizuar dhe vulën.

Në këtë komunikatë thuhet se në janar të vitit 2019 kanë pasur furnizim me 600.000 certifikatash por për shkak të numrit të madh të kërkesave ato janë shpenzuar brenda një afati të shkurtë kohor.

Përmes kësaj komunikate Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar se shërbimet kryhen nga të gjitha Zyrat e Gjendjes Civile, nëpër të gjitha komunat dhe nuk ka nevojë për shqetësim nga ana e qytetarëve, shkruan Periskopi.

Po ashtu pajisja e qytetarëve me letërnjoftim është duke u bërë brenda afatit ligjor, 15 ditor.

“Sipas Ligjit për Letërnjoftim Nr. 05/L – 015, Neni 14 – Organi kompetent është i detyruar të lëshojë letërnjoftimin brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës. Statistikat ditore dëshmojnë se nuk ka tejkalime të këtij afati. Gjatë muajve të fundit janë paraqitur më shumë kërkesa për aplikim për dokumente personale si letërnjoftim dhe pasaportë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në komunikatë.

Sipas këtij reagimi Agjencia për Regjistrim Civil ka kontratë valide për furnizim me letërnjoftime dhe furnizimet bëhen sipas kushteve të kontratës. /PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?