Ministria e Mbrojtjes sqarohet për Periskopin: S’jemi duke e ndjekur ariun në Prizren

Ministria e Mbrojtjes sqarohet për Periskopin: S’jemi duke e ndjekur ariun në Prizren

Ka disa javë që banorët e fshatrave të Prizrenit janë alarmuar nga një Ari i Murrmë, i cili po ua rrezikon jetën atyre dhe po ua mbyt bagëtitë. Deri më tani, askush s’po mundet ta gjejë lokacionin e tij. E, për këtë së fundmi ndihmë ka ofruar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, meqë gjatë […]

Forca e Sigurisë së Kosovës para disa ditëve ka thënë se i është përgjigjur pozitivisht një kërkese të bërë për të mbrojtur qytetarët dhe pasuritë e tyre nga Ariu i Murrmë që është shfaqur së fundmi në Prizren – shkruan Periskopi.

Periskopi ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes dhe i kanë thënë se FSK’ja nuk ka marrë asnjë detyrë dhe asnjë angazhim konkret për ndjekjen dhe kapjen e ariut.

“FSK-ja nuk ka marrë asnjë detyrë dhe angazhim konkret për ndjekjen e ariut dhe as kapjen e tij”, ka thënë Ibrahim Shala për Periskopin, i cili është drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar të dielën se kanë ofruar ndihmë për menaxhimin e situatës së sigurisë për banorët e fshatit Pouske të komunës së Prizenit, pas sulmeve të ariut të murrmë në këtë fshat.

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë kishte njoftuar se pas shqetësimeve të banorëve të fshatit Pouske të Prizrenit, Ministria e Mjedisit ka emëruar një komision për vlerësimin e masave që duhet ndërmarrë për të mbrojtur banorët.

“Në kuadër të këtyre vlerësimeve dhe masave MMPH/AMMK ka kontaktuar me shumicën e institucioneve relevante që mundë të ofrojnë ndihmë dhe përkrahje në gjetjen e një zgjedhje të përshtatshme për këtë rast. Meqenëse ky rast ndërlidhet me sigurinë e qytetarëve të cilët kanë ankesa të vazhdueshme se u rrezikohet jeta dhe kanë pësuar dëme të pasurisë së tyre, MMPH/AMMK ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim edhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. FSK i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese dhe sot një ekip nga njësia ndërlidhëse e FSK për reagim në rastet e krizave së bashku me disa anëtarë të komisionit të formuar nga MMPK/AMMK, kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhej në njoftim të kësaj agjencie në Facebook.

Njësia e FSK-së kishte vizituar lokacionin dhe është takuar me banorët e fshatit që kanë pësuar dëme nga ariu. Ndryshe, ariu i shfaqur në Prizren ka rrezikuar sigurinë e qytetarëve të cilët janë ankuar vazhdimisht se po u rrezikohet jeta dhe kanë pësuar dëme të pasurisë së tyre./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?