Ministri Shala masa të reja në përkrahje të prodhuesve vendor, ndalon eksportin e lëndës së parë drurore

Ministri Shala masa të reja në përkrahje të prodhuesve vendor, ndalon eksportin e lëndës së parë drurore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala në vazhdën e mbrojtjes së prodhuesve vendor, ka propozuar ndalimin e eksportit të masës drurore, për shkak se është duke dëmtuar rëndë sektori i përpunimit të drurit në vendin tonë, gjithashtu lejimi i këtij aktiviteti po i rritë prerjet ilegale të pyjeve. Shala ka propozuar këtë masë ndalimi […]

Shala ka propozuar këtë masë ndalimi para kabinetit qeveritar duke dhënë arsyetimin.
“Në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si bartëse e këtij propozim vendimi për ndalimin përkohësisht të eksportit të masës drurore si lëndë e pa përpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera, për arsye të dëmtimit në sektorin e përpunimit të drurit në vendin tonë, shkurtimisht të paraqes bazën ligjore dhe rëndësinë e këtij propozim vendimi.

Masa për ndalimin përkohësisht të eksportit të masës drurore është bërë për arsye se lejimi i vazhdueshëm i eksportit të masës drurore për eksport në vendet tjera si lëndë e pa përpunuar (trupa), në një kohë kur të gjitha vendet përreth e kanë ndërprerë eksportin nga vendet e tyre, është duke dëmtuar rëndë sektorin e përpunimit të drurit në vendin tonë. Gjithashtu lejimi i këtij aktiviteti po i rritë prerjet ilegale në Kosovë qoftë për masë drurore teknike edhe për masën drurore dru zjarri”, ka thënë Shala në mbledhjen e Qeverisë.

Shala ka thënë se kapacitetet vjetore të shfrytëzimit të drurit nuk i përmbushin nevojat vendit tonë, prandaj lejimi i eksportit e rrezikon fondin pyjore si dhe paraqet probleme të menaxhimit të qëndrueshëm të Pyjeve në Kosovë.

“Prandaj, propozimi për pezullimin e përkohshëm të eksportit të masës drurore e parandalon prerjen ilegale të pyjeve duke pasur parasysh kapacitetet e Komunave për mbrojtje të pyjeve si dhe e ruan fondin pyjor në Kosovë dhe i mundëson për përpunueseve të drurit furnizim më të qëndrueshëm me lëndë të parë.
Ky propozim vendim është hartuar në përputhje me procedurat e parapara me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 09/2011 si dhe në konsulltim dhe poashtu edhe me rekomandim të Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, ka thënë Shala.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?