Ministri Shala dhe kryetari Begaj përurojnë Inkubatorin e Bizneseve në Malishevë

Ministri Shala dhe kryetari Begaj përurojnë Inkubatorin e Bizneseve në Malishevë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë prerë shiritin për nisjen e punimeve në Inkubatorin e Bizneseve në këtë komunë, që është investim i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ministri Shala tha se do të krijohet një hapësirë prej 600 metrash katrorë për bizneset e […]

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë prerë shiritin për nisjen e punimeve në Inkubatorin e Bizneseve në këtë komunë, që është investim i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri Shala tha se do të krijohet një hapësirë prej 600 metrash katrorë për bizneset e vogla, që të operojnë dhe do të kontribuojnë në rritjen e punësimit.

“Ishim bashkë për t’i parë punimet, që janë duke u zhvilluar në  Inkubatorin e Biznesit në Komunën e Malishevës, investim ky i realizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ku do të krijohet një inkubator biznesi  i cili do të krijon një hapësirë mbi 600 metrash katrorë për bizneset e reja të komunës së Malishevës. Krejt kjo po bëhet për bizneset tona në Republikën e Kosovës, në këtë rast në komunën e Malishevës, që t’iu krijojmë mundësi për zhvillimin e afarizmit të tyre. Njëkohësisht, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shumë shpejt do të bëjë investime edhe në infrastrukturë në Zonës Ekonomike në komunën e Malishevës”, tha ministri Shala.

Shala siguroi kryetarin Begaj se kjo komunë nuk do të anashkalohet më nga pushteti qendror, por do të ketë edhe investime tjera.

“Unë dua ta siguroj kryetarin e komunës së Malishevës, deputetët e zonës dhe gjithë banorët e komunës së Malishevës për përkushtimin tim personal si ministër, por edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që kjo komunë tash e tutje të mos jetë si ‘zorre qorre’ siç është trajtuar së fundi, por do të trajtohet ashtu si të gjitha komunat tjera të Republikës së Kosovës në mënyrë që edhe në komunën e Malishevës të investohet dhe të krijohen mundësi për bizneset”, tha ministri Shala.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se ky inkubator do t’iu shërbejë bizneseve të vogla që të kanë kushte sa më të mira për të funksionuar.

“Do të jetë një vend ku do të jenë bizneset e Malishevës do të kenë kushte më të mira për veprim dhe do të jetë edhe një ndihmë për neve si komunë. Njëkohësisht edhe zona ekonomike është një derë e hapur e zhvillimit të Malishevës, që do të shërbejë si të një arterie e cila do ta ndihmojë Malishevën dhe bizneset e diasporës”, tha Begaj.

Në nisjen e punimeve të këtij inkubatori morën pjesë edhe deputetët Haxhi Shala dhe Enver Hoti; zëvendësministrja e MTI-së, Arbëreshë Krasniqi dhe zëvendësministri i MBPZHR,Vesel Krasniqi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?