Ministri Ismaili thotë se LDK e VV po mbrojnë njëra-tjetrën për ‘Aferën Spitali’

Ministri Ismaili thotë se LDK e VV po mbrojnë njëra-tjetrën për ‘Aferën Spitali’

Pas konferencës së Lëvizjes Vetëvendosje, rreth spitalin në oborrin e QKUK-së, ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës, përmes nënkryetarit Uran Ismaili. Ai ka përsëritur edhe një herë se ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që ka nisur dhe përfunduar gjithë historinë e lejeve dhe licencave për spitalin në oborrin e QKUK-së. Ismaili ka […]

Ai ka përsëritur edhe një herë se ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që ka nisur dhe përfunduar gjithë historinë e lejeve dhe licencave për spitalin në oborrin e QKUK-së.

Ismaili ka thënë se përgjegjësi ka edhe VV.

“Partia Vetëvendosje ka udhëhequr Komunën e Prishtinës, ashtu siç e ka udhëhequr LDK Ministrinë e Shëndetësisë, pikërisht në vitin 2015. Cilat veprime apo mosveprime e kanë mundësuar finalizimin e këtij projekti që ka ngritur kaq shumë dyshime për korrupsion. Pse ka mbetur i heshtur ky rast deri tash kur e ngritëm ne si çështje? Është evidente që LDK dhe Vetëvendosje tash reagojnë për ta mbrojtur njëra-tjetrën dhe për të krijuar huti, vetëm pas kërkesës së qartë të PDK-së për hetimin e plotë të këtij rasti dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës. Por, të gjithë le ta kenë të qartë se ne nuk do të pushojmë deri sa drejtësia të thotë fjalën përfundimtare për “Aferën Spitali”, ka thënë ai.

Më poshtë deklarata e plotë e Ismailit:

Deklaratë e Nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Uran Ismaili “Afera Spitali”, e nisur në vitin 2003, në Komunën e Prishtinës, nga zyrtarët më të lartë të LDK-së dhe e përfunduar me licencimin e këtij spitali në vitin 2015 nga qeverisja e LDK-së, sot mori një amnisti nga Partia Vetëvendosje. Në kohën kur janë marrë vendimet që kanë mundësuar licencimin e këtij spitali, të dy këto institucione, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Shëndetësisë, nuk kanë qenë nën qeverisjen e PDK-së, por nën qeverisjen e LDK-së dhe të Vetëvendosjes. Tentimi i sotëm nga Vetëvendosje për ta shfajësuar LDK-në dhe vendimet e Ismet Beqirit e Sami Hamitit nga “Afera Spitali” tregon edhe një herë qartazi se partia e Albin Kurtit është vënë nën komandën e Isa Mustafës, kundër të cilit Vetëvendosje kishte deponuar 72 dosje me pretendime për korrupsion. Arsyeja pse sot po flasim për atë që unë, në konferencën e dje shme për media e quajta “Afera Spitali”, është insistimi i PDK-së për ta hetuar dhe zbardhur këtë çështje deri në fund. Besimi në institucione duhet të rritet me veprime konkrete nga organet e drejtësisë dhe jo me tentime për fshehjen e rastit, siç kemi parë se ka ndodhur me “Aferën Spitali” që nga viti 2003. Partia Vetëvendosje ka udhëhequr Komunën e Prishtinës, ashtu siç e ka udhëhequr LDK Ministrinë e Shëndetësisë, pikërisht në vitin 2015. Cilat veprime apo mosveprime e kanë mundësuar finalizimin e këtij projekti që ka ngritur kaq shumë dyshime për korrupsion. Pse ka mbetur i heshtur ky rast deri tash kur e ngritëm ne si çështje? Është evidente që LDK dhe Vetëvendosje tash reagojnë për ta mbrojtur njëra-tjetrën dhe për të krijuar huti, vetëm pas kërkesës së qartë të PDK-së për hetimin e plotë të këtij rasti dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës. Por, të gjithë le ta kenë të qartë se ne nuk do të pushojmë deri sa drejtësia të thotë fjalën përfundimtare për “Aferën Spitali”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?