Meta mbron kundërshtarin e Pavarësisë së Kosovës, Dodikun: Edhe ai është president, sërish do ta ftoj

Për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, vizita e presidentit të Republikës Serbe në Shqipëri, Milorad Dodik, është e çuditshme dhe përgjegjësia e pjesëmarrjes së tij aty u mbetet nikoqirëve. Por, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se Dodik ka qenë i ftuar dhe mirëseardhur si president. Madje, sipas Metës, ai do të mirëpritët edhe […]
Për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, vizita e presidentit të Republikës Serbe në Shqipëri, Milorad Dodik, është e çuditshme dhe përgjegjësia e pjesëmarrjes së tij aty u mbetet nikoqirëve.
Por, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se Dodik ka qenë i ftuar dhe mirëseardhur si president.
Madje, sipas Metës, ai do të mirëpritët edhe për turizëm.
Pas deklaratave të presidentit Thaçi lidhur me pjesëmarrjen e Milorad Dodik në Samitin Brdo Brioni, nikoqiri i takimit, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është pyetur nga gazetarët për këtë.
Meta ka thënë se samiti tashmë ka format të caktuar, andaj pjesëmarrës janë presidentët e vendeve.
Ndryshe, vizita e Milorad Dodik dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në Shqipëri është kundërshtuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, e cila mbrëmë organizoi një protestë ku shpallën persona non-grata Vuçiqin dhe Dodik- ky i fundit është edhe në listën e zezë të SHBA-së.












