Merr flakë Seperacioni i ‘Kosovës A’ në Obiliq (Video)

Një objekt në Obiliq është përfshirë nga flakët para pak çastesh. Bëhet fjalë për Seperacionin e ‘Kosovës A’ në Obiliq. Periskopi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Aty shihet tym i madh. Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës. Sipas saj nga zjarri nuk raportohet për të lënduar. […]
Periskopi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Aty shihet tym i madh.
Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Sipas saj nga zjarri nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 11:30, kemi pranuar një informatë për një zjarr në termocentralin Kosova A. Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe zjarrfikësit, nuk raportohet për persona të lënduar. Me rastin po merren njësitet e stacionit të Obiliqit”, tha Ahmeti./PERISKOPI/












