Mbreti i Belgjikës do të bëj testin e ADN-së për të vërtetuar se a është babai i artistes

Alberti II, i cili kishte abdikuar nga froni belg gjashtë vjet më parë, ka pranuar të bëj testin e ADN-së që u kërkua nga një grua e cila pretendon të jetë vajza e tij në atë që mund të jetë një hop i madh përpara në këtë rast që po vazhdon qe dy dekada. Alberti […]
Alberti II, i cili kishte abdikuar nga froni belg gjashtë vjet më parë, ka pranuar të bëj testin e ADN-së që u kërkua nga një grua e cila pretendon të jetë vajza e tij në atë që mund të jetë një hop i madh përpara në këtë rast që po vazhdon qe dy dekada.
Alberti është 84 vjeçar, dhe u largua nga froni në vitin 2013 për çështje shëndetësore. Paraprakisht ai kishte marrë një gjobë ditore prej 5 mijë eurosh pasi nuk kishte respektuar vendimin e gjykatës për të ofruar ADN-në e tij.
Boeli, 51 vjeçare, është munduar që të provojë se Alberti është babai i saj biologjik për vite me radhë dhe rrëfimet që jepte shpesh bënin bujë. Alberti asnjëherë nuk e ka mohuar publikisht që ishte babai i saj por ka refuzuar të ofronte ADN-në.
Avokati i ish monarkut tha se ky i fundit tashmë kishte pranuar ta bënte një gjë të tillë “nga respekti për autoritetet gjyqësore”. /Periskopi












