Mbi 70 mijë fëmijë në Kosovë e përdorin internetin

Mbi 70 mijë fëmijë në Kosovë e përdorin internetin

Të rinjtë dhe fëmijët shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës së tyre në internet, duke u përballur me krime kibernetike, ngacmim kibernetik dhe video-lojëra të dhunshme. Benjamin Kollenoviq, është menaxher i marketingut digjital, në organizatën “Hallakate”, agjenci kjo për media sociale. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se duke u bazuar në statistika […]

Benjamin Kollenoviq, është menaxher i marketingut digjital, në organizatën “Hallakate”, agjenci kjo për media sociale. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se duke u bazuar në statistika aktuale, në Kosovë konsiderohet se janë 72 mijë fëmijë që e përdorin internetin.

Sipas tij, rrjeti social Facebook është më i përdoruri në Kosovë dhe kap shifrën e më shumë se një milion përdoruesve.

“Përdorues në Facebook, janë 1 milion e 100 mijë në Kosovë dhe mosha që e përdorin, janë nga 18 deri 24 vjeç. Janë, gjithashtu, 72 mijë fëmijë që përdorin internetin në Kosovë, duke përfshirë moshat deri në 16 vjeç”, thotë ai.

Kurse, psiko-terapisti Yll Avdijaj, thotë se përdorimi i internetit në përgjithësi dhe rrjeteve sociale në veçanti, nga ana e fëmijëve, mund të jetë tejet i dëmshëm për ta.

Ai thotë se koha e përdorimit të internetit te fëmijët, duhet të jetë e limituar, gjë që sipas tij, në shumicën e rasteve nuk ndodh.

“Sa i përket përdorimit të internetit te fëmijët është shumë problematike dhe jep dekoncentrim te ta. Ndihmon shumë në mungesë të socializimit dhe shmangie nga kontakti, qoftë me moshatarë apo edhe me familjarë. Më pas (ka raste) të mbylljes në vetvete çka ndikon në rritjen e agresivitetit, pasi që luajnë lojëra ku shfaqet dhuna”.

“Te ne në qendër ku edhe ofrojmë shërbime psiko-terapeutike, ka prindër që vijnë e kërkojnë ndihmë për fëmijët e tyre, kur fëmijët i shfaqin këto dukuri që i përmenda. Më pas rekomandohen që përdorimi i internetit të jetë i limituar, por që definitivisht prindërit nuk i përmbahen kësaj këshille që është bazike”, tregon Avdijaj.

“Në momentin që fëmija kërkon telefonin e mençur, prindërit ia ofrojnë, në një mënyrë që t’i heqin qafe. Unë rekomandoj që maksimumi i fëmijëve që rrinë pranë ekraneve, të jetë dy orë”, shton Avdijaj.

Sipas hulumtimeve të Qendrës për Studime të Avancuara, 43 për qind e fëmijëve në Kosovë kanë kontaktuar me persona të panjohur përmes internetit, çka ka rezultuar që 32 për qind e tyre të ndihen të shqetësuar pas takimeve që i kanë pasur.

Teuta Zymeri, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Studime të Avancuara, deklaron për Radion Evropa e Lirë, se nëse interneti përdoret në mënyrë të pakontrolluar, sidomos te fëmijët, ka efekte shumë negative.

Ajo shton se gjatë hulumtimeve që i kanë bërë si organizatë kanë hasur në raste kur fëmijët kanë pasur takime me njerëz të panjohur, u janë ekspozuar pamjeve apo videove me përmbajtje pornografike, kanë kaluar shumë kohë me lojëra online dhe kanë krijuar varësi nga to apo nga rrjetet sociale.

“Ne bëjmë vazhdimisht fushata vetëdijësuese në shkolla e terrene, ku tashmë po përdoret edhe trekëndëshi fëmijë-prind-arsimtar, për t’i ndihmuar fëmijët në rast nevoje, pikërisht nga përdorimi i gabuar i internetit”.

“Vazhdimisht kemi pasur kërkesa për ndihmë nga prindërit, por edhe nga fëmijët se qysh duhet të veprojnë në situata të ndryshme gjatë përdorimit të internetit kur fëmijët janë të rrezikuar apo fëmijët kanë probleme. Kemi pasur rast kur prindërit kanë treguar për fëmijët që fëmija ka qenë para vetëvrasjes pasi që shokët i kanë postuar fotografi pa lejen e tij”, bën të ditur Zymeri.

Përdorimi i internetit dhe teknologjisë sot është një nga trendët e përhapur në gjithë botën. Por, sikurse edhe në shumë vende tjera, edhe në Kosovë shqetësim mbetet përdorimi i tepërt dhe i pakontrolluar i internetit nga ana e fëmijëve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?