Mbi 3.5 milionë euro investime në Prizren, Ministria e Kulturës paralajmëron investime të reja

Mbi 3.5 milionë euro investime në Prizren, Ministria e Kulturës paralajmëron investime të reja

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar dhjetë memorandume me Komunën e Prizrenit, të cilat i nënshkruan ministri Kujtim Gashi dhe kryetari Mytaher Haskuka, në vlerë totale prej 3 milionë e 670 mijë euro, por gjithashtu do të investohen edhe 3 milionë për trashëgimi në këtë qytet. Projektet në të cilat MKRS-ja do të […]

Projektet në të cilat MKRS-ja do të investojë janë “Pishina Olimpike, Prizren” 1 milion e 350 mijë euro për tri vite; “Ndërtimi i Stadiumit në Zhur, Prizren” 1 milion euro për tri vite; “Stadiumi Përparim Thaqi, Prizren”  840 mijë euro; “Fusha Sportive në Lubinjë të Epërme – Prizren” 120 mijë euro; “Stadiumi i fshatit Gjonaj – Prizren” 100 mijë euro; “Poligoni Sportiv në Mushnikovë – Prizren”, 60 mijë euro; “Ndërtimi i Qendrës Kulturore në Novo Selo në Prizren” 50 mijë euro; “Ndërtimi i Qendrës Kulturore në Pauske në Prizren” 50 mijë euro; “Ndërtimi i Qendrës Kulturore në Skorrobisht në Prizren” 50 mijë euro; dhe “Kompleksi sportiv “11 Marsi”, Prizren” 50 mijë euro.

Ministri Gashi tha se projektet në të cilat do të investojë MKRS-ja janë mbështetje në kuadër të politikave dhe programit të ministrisë dhe se pret që pas realizimit të projekteve do të krijohen mundësi të jashtëzakonshme për qytetarët, ashtu që ata ta kenë më të lehtë t’i kryejnë aktivitetet kulturore e sportive.

Ministri sqaroi se një pjesë e vogël e projekteve janë vazhdimësi e viteve të kaluara, ndërsa pjesa më e madhe e projekteve janë projekte të reja që MKRS-ja do të investojë në Prizren.

“Është një shumë 3.5 milionë euro projekte që  janë fokusuar te pjesa e sportit pa e llogarit pjesën tjetër 3 milionë tek trashëgimia kulturore. Pra, ministria është e fokusuar në investimet në fushën e trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit, meqenëse është qytet që ngërthen në vete një pjesë të madhe të monumenteve dhe të aseteve”, u shpreh ministri.

Ai ka shfrytëzuar këtë mundësi për të kërkuar përkushtim më të madh prej komunës te projektet e reja.

“Ne kemi projekt të përbashkët me UEFA-n, kemi edhe 12 stadiumet ndihmese dhe aktualisht Prizreni nuk ka një hapësirë të cilën do të na e siguronte për fillimin e ndërtimit të këtij projekti, pra për të pasur edhe një stadium ndihmës në qytetin e Prizrenit, megjithatë jemi dakorduar që mundësia për një stadium ndihmës të jetë në Gjonaj, meqë edhe aty kemi një klub aktiv dhe kemi një hapësirë, por për momentin është ende e kontestuar si pronë. Po ashtu, e njoftova që për disa ditë do kemi edhe stadiumin ndihmës në Boka, investim i MKRS-së”, sqaroi tutje ministri Gashi.

Ministri paralajmëroi se do të vizitoi edhe stadiumin e qytetit dhe pishinën olimpike ku po kryhen punimet për të inspektuar ato dhe për të biseduar me operatorët për intensifikimin e punës pasi që mjetet janë të siguruara qysh nga viti i kaluar.

“Jam i interesuar që stadiumi ‘Përparim Thaçi’ të përfundojë këtë vit që klubeve tona t’i krijohen mundësi të reja edhe për shfrytëzim dhe për zhvillimin e lojërave. Prizreni ka vëmendjen time të shtuar për ta avancuar infrastrukturën dhe këto memorandume do të jenë mundësi e mirë dhe e re për sportdashësit dhe njerëzit e kulturës. Me këto projekte jemi shtrirë në pjesën e Hasit, Lumbardhit dhe në të gjitha pjesët e Prizrenit”, tha ministri.

Ndërsa, kryetari Haskuka shprehu falënderimin për mbështetjen nga ana e MKRS-së dhe e ministrit Gashi për projektet në fjalë.

Haskuka ka thënë se nga marrveshjet e nënshkruara, ka edhe të atilla që kanë nis në vitin që shkoi, por shumica janë për projekte të reja.

“Ne kemi edhe projekte me Ministrinë e Kulturës, diskutuam edhe për projekte në Prizren. E falënderoi për gatishmërinë dhe bashkëpunimin që e kemi në të gjitha këto projekte dhe besoj që me këto investime Prizreni do të bëhet qytet i kulturës dhe sportit “, ka thënë ai.

Ai tha se mbetet për t’u punuar me çështjen e hapësirave se ku do të realizohen këto projekte.

Ministri e ka njoftuar kryetarin Haskuka që ministria ka marrë vendim që në qytetin e Prizrenit t’i ngritët shtatorja e kongresmenit Eliot Engell.

Deri më tani Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për këtë vit ka investuar qindra mijëra euro në projekte të trashëgimisë, me theks rehabilitimi dhe restaurimi i objekteve në rrugën “Marin Barleti” në Prizren.

“Shumë shpejt do të fillojnë edhe punimet në rrugën ‘Marin Barleti’. Është një projekt tashmë i finalizuar dhe shumë shpejtë do të fillojmë me restaurimin e të gjitha atyre shtëpive që gjinden në këtë rrugë, ku në fazën e parë të projektit janë të përfshira 14 shtëpi”, njoftoi ministri Gashi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?