Marrëdhëniet Kosovë – Amerikë kurrë nuk kanë qenë më të mira, thotë Haradinaj

Marrëdhëniet Kosovë – Amerikë kurrë nuk kanë qenë më të mira, thotë Haradinaj

Vizita e gjeneralit të Gardës Kombëtare të Ioëas, Timothy Orr, që po bëhet për herë të parë prej kur ai kishte anuluar vizitën për shkak se Kosova kishte refuzuar të hiqte tarifën ndaj Serbisë, ka bërë që kryeministri Ramush Haradinaj të flas për marrëdhëniet Kosovë -ShBA, duke thënë se asnjëherë në histori vendi nuk ka […]

Vizita e gjeneralit të Gardës Kombëtare të Ioëas, Timothy Orr, që po bëhet për herë të parë prej kur ai kishte anuluar vizitën për shkak se Kosova kishte refuzuar të hiqte tarifën ndaj Serbisë, ka bërë që kryeministri Ramush Haradinaj të flas për marrëdhëniet Kosovë -ShBA, duke thënë se asnjëherë në histori vendi nuk ka pasur marrëdhënie më të mira me Amerikën.

Në një konferencë për media, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka mohuar të ketë pasur lëkundje të marrëdhënieve Kosovë – ShBA.

Sipas tij, Garda e Ioëas jo vetëm që mbështet FSK-në, por përkrahja e saj është e pranishme edhe në fusha të tjera.

“Asnjëherë marrëdhëniet Kosovë – Amerikë më të mira s’kanë qenë në historinë e Kosovës. Punojmë në fushat e sigurisë, në fushën politike, në fusha ekonomike, në të gjitha. Ne asnjëherë nuk kemi pasur lëkundje në marrëdhëniet me Amerikën. Gjenerali Orre, është vërtetë një mik i mirë i Kosovës, 8 vjet është në shërbim të bilaterales, Kosovë, garda e Ioëa-s në përkrahje të FSK-s, dhe jo vetëm të FSK-s”, u shpreh Haradinaj.

Ai foli edhe njëherë për idenë e serbëve për ndarje të tokave shqiptare, me ç’rast tha se do të varrosen keq politikisht të gjithë ata që i rrinë prapa kësaj ideje.

“Ideja e kufijve, e Vuçiqit, Daçiqit atje, e kushdo qofshin ata, është qe një shekull. Qe një shekull serbët gatuajnë në kuzhina të veta ndarjen e tokave shqiptare. Është një brez tjetër besoj e kanë marrë vesh, s’mund t’i ndajë kërkush më tokat e shqiptarëve. Ata mund të bëjnë fiksime me shqiptarët nëse dojnë, por nuk mujnë me lujtë më kufij në Ballkan, ka përfunduar kjo. Do të varrosen keq politikisht krejt ata që shkojnë kësaj rruge”, u shpreh ai.

Haradinaj komentoi edhe takimin me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të cilët është thënë se kanë qenë shumë të ashpër korridoreve kur liderët kanë pasur diskutime të ashpra mes liderëve.

“Nuk e di ata që po folin, a e din gjuhën frënge, a din me komuniku në frëngjisht.  Ai ishte një njeri shumë i respektuar, presidenti Macron, dhe mendoj se kemi kaluar shumë më mirë se sa që mendojnë plot të tjerë, në komunikim. Njëjtë me kancelaren Merkel. Pra, ata që po flasin prej korridoreve, që s’dinë as frëngjisht, lërini le të enden më tutje. Janë nervoz, e di që janë nervoz por nuk kam se çfarë t’iu bëjë”, u shpreh ai.

Krejt në fund, Haradinaj bëri të ditur se është marrë vendim që të kryhet pagesa ndaj ish të burgosurve politik.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Qeverisë të Kosovës është marrë vendim që të ndahen afër 6o mijë euro për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?