Malta shpëton 85 imigrantë që po fundoseshin

Forcat e Armatosura të Maltës njoftuan se një anije patrulluese e këtij shteti  i ka shpëtuar një grup prej 85 personave të premten në mbrëmje dhe se ata do të dërgohen në Maltë të shtunën në mëngjes. Ushtria njoftoi se personat e shpëtuar po udhëtonin me një anije të drunjtë që po fundosej. Malta ka […]

Ushtria njoftoi se personat e shpëtuar po udhëtonin me një anije të drunjtë që po fundosej. Malta ka qenë një nga shtetet që më së shumti ka bërë përpjekje për t’i shpërndarë imigrantët e shpëtuar në shtetet e Bashkimit Evropian pasi anijet e shpëtimit nuk u lejuan të hyjnë në Itali.

Rasti më i ri ishte ai i anijes “Alan Kurdi”, me të cilën u shpëtuan 60 imigrantë. Pasi Italia ia refuzoi hyrjen në territorin e saj, anija i lëshoi këta persona në Maltë. Pritet që ata tash të dërgohen në Gjermani, Francë, Portugali dhe Luksemburg.

Komisioneri i Bashkimit Evropian që është përgjegjës për migrimin, Dimitris Avramopolous, e vizitoi Maltën këtë javë dhe e çmoi përgjigjen e ishullit ndaj migrimit ilegal në Detin Mesdhe. “Pa asnjë dyshim, Malta po përballet me sfida të mëdha të migrimit në krahasim me numrin e popullsisë”, tha Avramopoulos.

Malta i pranoi edhe 108 imigrantë të tjerë në muajin mars pasi autoritetet e rrethuan një anije të vogël që ishte marrë nën kontroll nga tre adoleshentë, të cilët kërkonin që ata të mos kthehen në Libi, por të shkojnë në Maltë, shkruan “Reuters”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?