Loris Karius refuzon ftesën e Liverpoolit që të jetë prezent në finalen e CL

Liverpooli do të mundohet t’i lë prapa kujtimet e këqija kur të ndeshet me Tottenhamin në finalen e Champions Leagues, të shtunën. Natyrisht, “Të Kuqtë” ishin shumë afër të fitonin titullin edicionin e kaluar, por u mposhtën në finale nga Real Madridi me rezultat 3-1. Loris Karius pati një ndeshje makthi, duke pranuar dy gola […]
Liverpooli do të mundohet t’i lë prapa kujtimet e këqija kur të ndeshet me Tottenhamin në finalen e Champions Leagues, të shtunën.
Natyrisht, “Të Kuqtë” ishin shumë afër të fitonin titullin edicionin e kaluar, por u mposhtën në finale nga Real Madridi me rezultat 3-1.
Loris Karius pati një ndeshje makthi, duke pranuar dy gola në mënyrë amatore, transmeton Periskopi.
Ishte një ndeshje që portieri gjerman nuk do ta harrojë kurrë.

Pas asaj ndeshje, Karius u dërgua në huazim dy-vjeçar te Besiktasi, por ai është ftuar nga klubi i Liverpoolit që të jetë prezent në ndeshje të shtunën.
Mirëpo, sipas “Daily Mail”, ai e ka refuzuar ftesën.
Karius beson se prezenca e tij potencialisht ka mundësi të tëhreq vëmendje në një natë shumë të rëndësishme për Liverpoolin.
Kështu që ai nuk do të marrë pjesë në finale. /Periskopi.com/