Loredana fshehu edhe moshën dhe borxhet (Dok)

Loredana fshehu edhe moshën dhe borxhet (Dok)

Reperja me origjinë kosovare, Loredana Zefi, përveç që akuzohet për marrjen e 900 mijë franga nga një çift, ajo ka edhe borxhe të tjera. Nga pasqyra financiare në një nga agjencitë financiare të Zvicrës, del se ajo ka borxhe rreth 40 mijë franga. Gjithashtu, data e lindjes së saj është në maj të 1988, ndërsa […]

Reperes Loredana, që në Kosovë u bë e njohur për lidhjen e saj me reperin Mozzik, po i zbulohen çdo ditë detaje rreth jetës së saj.

Duket se realiteti i jetës së saj është i përafërt me atë cfarë shohim nga këngët e saja të pakta dhe nga rrjetet sociale, ku ajo paraqitet si ‘gangsta’.

Në një hulumtim që e publikoi gazeta zvicerane “20 minuten”, del se Loredana së bashku me vëllain e saj e mashtruan një çift nga Zvicra dhe u morën atyre 900 mijë franga.

Çifti thotë se Loredana iu prezantua atyre si avokate me një identitet krejt tjetër. Për këtë ajo u intervistua të mërkurën nga Policia në kantonin e Lucernit.

Kjo është vetëm një nga historitë e reperes me shtetësi zvicerane.

Express ka siguruar një dokument të një agjencia kredibile në Zvicër, ku pasqyrohen disa prej borxheve që ajo kishte për shërbime të ndryshme, e që nuk i kishte paguar.

Në data bazën e Crif Online, ku sipas një burimi të Gazetës Express, aty pasqyrohen pagesat e qytetarëve te Zvicrës për shërbime të ndryshme, del që Loredana ka borxhe në 37 mijë franga, që bashkë me dënime i janë bërë 39 mijë franga borxh.

Në pasqyrën financiare ajo ka shumë ‘pikë negative’ për shkak se nuk ka kryer obligimet e saj financiare që ka pasur.

Dicka tjetër që bie në sy nga të dhënat e reperes është se aty shkruan se Loredana ka lindur më 9 maj të vitit 1988.

Reperja gjithmonë ka deklaruar se ka e lindur në vitin 1995 dhe se i ka 23 vjet. Sipas të dhënave në këtë raport, ajo është 31 vjeçe.

Loredana sot është larguar nga Bazeli bashkë me reperin Mozzik. Ata janë nisur për në Kosovë.

Reperët janë prindër të një vajze gjashtë muajshe.

Gjatë largimit nga aeroporti i Baselit, Loredana ishte komplet e mbuluar. Kshte vënë kapele të zezë, syzë të diellit dhe buzëkuq.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya