Lista Serbe: Për veriun konsultohemi me shtetin tonë – Serbinë, problemin kryesor e kemi te Ujmani

Lista Serbe: Për veriun konsultohemi me shtetin tonë – Serbinë, problemin kryesor e kemi te Ujmani

Politika e pushteti në veri të Kosovës është e pandashme nga politika e kreut shtetëror të Serbisë dhe të gjitha problemet do t’i zgjidhim bashkë, kanë thënë sot kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq dhe kryetari i komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviq.  Ata, pas takimit të djeshëm të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me […]

Ata, pas takimit të djeshëm të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për rts kanë treguar se cilat janë vijat e kuqe kur përfaqësuesit e serbëve të veriut do t’i braktisin institucionet e Kosovës.

“Do të vendosim bashkë me shtetin tonë Serbinë dhe do të marrim vendime në interes të popullit tonë. Nëse ndiejmë nevojën se është më së miri të dilet nga institucionet qendrore, që të dalim nga të gjitha institucionet ku jemi integruar, këtë vendim do ta marrim në harmoni me kreun tonë shtetëror. Deri më atëherë do të përpiqemi t’i mbajmë nën kontroll të gjitha institucionet”, citon ‘rtv kim’ të ketë thënë Simiq, transmeton Koha.

Duk konstatuar se është e qartë që Kosova nuk do ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, Simiq ka thënë se para serbëve gjenden shumë sfida, pasi, ka vlerësuar ai, Kosova po përpiqet që dialogun ta shndërrojë në situatë konfuze dhe ta destabilizojë veriun.

“Duhet të ruhemi nga kjo dhe të marrim vendime të drejta e të fuqishme”, ka thënë Simiqi.

Në pyetjen se me cilat sfida ballafaqohen kryetarët e komunave në veri pasi ta rimarrin detyrën, Vuloviq ka thënë se ato janë mëdha dhe ka shtuar se në Kosovë “problemet po zgjasin në mënyrë konstante”.

Ai ka theksuar se përfaqësuesit e serbëve në veri janë unikë dhe ky unitete, sipas tij, është i nevojshëm për ta penguar Kosovën “të reagojë në mënyrë brutale në veri”.

“Ujmani është shumë i rëndësishëm për shqiptarët dhe për serbët, rreth 600-700 mijë banorë pinë ujë të Ujmanit . E termocentrali në Obiliq nuk mund të prodhojë rrymë pa ujë të Ujmanit”, ka thënë ai duke vlerësuar se Ujmani është njëri nga problemet më të kryesore në Kosovë, por që mund të jetë edhe pajtues.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?