Lirohet ish-deputeti që tentoi t’ia bllokojë rrugën Edi Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Tiranës, duke caktuar masën e sigurisë, detyrim paraqitje. Ai u arrestua dy ditë më parë në zonën e Unazës së Re, pasi së bashku me banorët tentuan t’i bllokojnë rrugën Kryeministrit Edi Rama. Balliu së bashku me banorët e përleshën […]
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Tiranës, duke caktuar masën e sigurisë, detyrim paraqitje.
Ai u arrestua dy ditë më parë në zonën e Unazës së Re, pasi së bashku me banorët tentuan t’i bllokojnë rrugën Kryeministrit Edi Rama.
Balliu së bashku me banorët e përleshën me policinë, e cila më pas i shoqëroi në komisariat ku i komunikoi dhe masën e arrestit.
Mbi ish-deputetit rëndojnë disa akuza si ajo e kundërshtimit dhe goditjes së forcave të policisë, pjesëmarrje në tubime të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike.
Seanca është ndjekur nga afër nga ish-deputetë të opozitës, të cilët në përfundim deklaruar se ky është një gjyq politik, njofton Klan Tv.
E njëjta masë u caktua edhe për tre banorë të Unazës së Re, të cilët u ndaluan së bashku me Balliun.












