Lekaj i përgjigjet Hoxhajt për Autostradën: Unë i kam përfunduar 70 % të punëve

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria Haradinaj dhe ai si ministër ka përfunduar 70 për qind të punës në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ – raporton Periskopi. Lekaj ka thënë se sot në ceremoni ishte i emocionuar për shkak se ky projekt ka qenë në prag të dështimit. Ai ka falënderuar ministrin e Financave, […]
Lekaj ka thënë se sot në ceremoni ishte i emocionuar për shkak se ky projekt ka qenë në prag të dështimit.
Ai ka falënderuar ministrin e Financave, Bedri Hamzën, për të cilin thotë se ka siguruar mjetet për këtë projekt.
“U kanë në prag të dyshimit ky projekt. Ministri Hamza i ka siguruar mjetet për këtë. 70 për qind të punëve i kemi kryer ne. Kur kam ardhur unë kanë qenë vetëm 10 km autostradë të përfunduar, por arritëm të përfundojmë edhe mbi 45 km autostradë. Unë s’kam qajtur. Kryeministri ka qenë shumë i vendosur në këtë punë. Çdo punë që e fillon dikush, do të përfundohet”, shtoi Lekaj.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e zëvendëskryeministrit nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, i cili tha se ky projekt ishte ideuar nga partia e tij që nga viti 2007.
“Nuk e di dhe nuk i komentoj shkrimet e tjera. Unë mundem me pas ide me i pas edhe katër aeroporte në Kosovë, por varet kush i implementon. Të gjithë kemi të mira. Ish-Qeveria e ka nënshkruar kontratën, pastaj unë e kam përfunduar 70 për qind të punës. E falënderoj secilin që ka kontribuar në këtë projekt”, tha Lekaj në Debat Plus në Tv Dukagjini. /PERISKOPI












