LDK shpall zgjedhjet e brendshme në Gjilan

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, janë mbajtur sot mbledhje të veçanta me kryesinë e partisë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, ku edhe zyrtarisht janë shpallur zgjedhjet brendapartiake. Kryetari Haziri, pasi ka falënderuar strukturat e partisë për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme, […]

Kryetari Haziri, pasi ka falënderuar strukturat e partisë për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme, u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen këtij procesi, i cili do të fillojë me nëndegët, për të përfunduar me Kuvendin e Degës.

Ai tha se LDK-së i duhet unitet e marrëveshje për ta ruajtur këtë familje të madhe politike e cila është e vetmja shpresë për integrime euro-atlantike.

“Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, për t’iu afruar atyre, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë. Këto duhet të jenë zgjedhje ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut, zgjedhje ku gratë vendosin e burrat implementojnë, zgjedhje ku të rinjtë kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, të premten strukturat e partisë kanë zgjedhur edhe Komisionin Zgjedhor të Degës, i cili, do t’i organizojë dhe do ta përcjellë mbarëvajtjen e tyre deri në fund.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?